Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Historia frymëzuese e taksistit nga Kukësi që i ktheu kuletën e humbur regjisorit të njohur në Tiranë

17:31 / November 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
taksi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fatos Berisha, drejtues i PriFest dhe regjisor i njohur, ka ndarë një histori nga vizita e tij e fundit në Tiranë. Duke udhëtuar me një taksi, Berisha tregon se kishte humbur kuletën bashkë me dokumentet e tij. Megjithatë, taksisti, Halil Hafuzi nga Kukësi, e gjeti kuletën dhe pasi e identifikoi, bëri një përpjekje të madhe për ta kthyer atë në dorë të pronarit.

Regjisori shprehet për mënyrën e papritur dhe admiruese si taksisti mori përgjegjësinë për të gjetur kontaktin në internet dhe ia dorëzoi kuletën në atë adresë.

“Dje në Tiranë. Mora taxi për te TullaCulture dhe me taksistin (me prejardhje nga Kukësi) bëmë bisedë të këndshme rreth Kosovës, Kukësit, Londrës, çmimeve e të ngjashme. Zbrita te Tulla, dhe ai aty e kuptoj çfarë dhe ku ishte Tulla.

Por, unë nuk kuptova që në atë taksi më kishte rënë kuleta (me gjitha kartelat e leternjoftimin).
Ndërkohë, taksisti kishte gjetur kuletën, nga ID ime e kuptoi e kujt ishte, dhe mori mundin të hulumton në internet për të gjetur ndonjë kontakt të Tulla Center. E gjenë dhe u shkruan, duke lënë kontaktin e tij.
Dhe krejt në fund, edhe ma sjell kuletën aty ku më kishte lënë.
Ai quhet Halil Hafuzi.
Ende ka njerëz të mirë.
Një qytetar i ndershem i Tiranës që duke bërë vepër të mirë i bën nder edhe qytetit”, shkruan regjisori i njohur nga Kosova Fatos Berisha.

Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, ka ripostuar këtë mesazh, duke e vlerësuar si një shembull të thjeshtë të mikpritjes dhe sigurisë në këtë qytet.
“ Tirana qyteti më i sigurt në rajon, meritë e njerëzve të thjeshtë që kuptojnë se Tirana mikpritese është formula e suksesit tonë”.

taksi tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kroçiera luksoze “Le Boréal” në portin e Sarandës, mbërrijnë 200 turistë

12:42 / May 30, 2026

Revista spanjolle: Shqipëria në qendër të udhëtimit magjepsës në Ballkan

08:44 / May 30, 2026

”El Pais”: Sharmi i përjetshëm i Shqipërisë turistike

09:17 / May 29, 2026

MSN: Shqipëria mes destinacioneve më të mira “të fshehura” në Evropë

09:28 / May 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.