Moti i acartë dhe ngricat në rrugë, është situata në vendin tonë. Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se gjatë orëve të natës dhe në mëngjes reshje dëbore ka pasur vetëm në Llogara ku është punuar për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës, ndërsa temperaturat në zonat malore kanë qenë të ulëta, deri në -7.
Po ashtu qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale, ndërsa grupet e mirëmbajtjes kanë punuar për shpërndarjen e kripës me qëllim evitimin e ngricave.
Sa i përket drejtuesve të automjeteve, ARRSH i këshillon këta të fundit të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.
