Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Beleri në burg, ministri grek: Kjo çështje i takon BE-së, mund të ketë pasoja për Integrimin e Shqipërisë

12:56 / November 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1701085787 stavrospapastavrou
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Greqia vijon që të ndërhyjë në çështjen e Fredi Belerit. Ministri i Jashtëm i Greqisë, Stavros Papastavro në një intervistë për mediat greke thotë se çështja e Belerit nuk është vetëm një çështje dypalëshe mes Shqipërisë dhe Greqisë, por një çështje evropiane.

“Ka shtete anëtare që thonë se çështja është dypalëshe. Jo vetëm e thonë këtë, por pretendojnë se është i papranueshëm bilateralizimi i hyrjes së Shqipërisë në Evropë. Unë them se kjo është një qasje e gabuar […] çështja Beleri është thellësisht evropiane, nuk është dypalëshe. Ka të bëjë me respektimin e shtetit ligjor”,-tha Papastavrou në një intervistë për radion Skai.

Ministri grek i cili vizitoi Belerin në burg javën e kaluar, tha se mungesa e progresit në këtë çështje mund të ketë pasoja në aspiratat e Shqipërisë për anëtarësimin në BE.

“Është e qartë se Greqia mbështet vazhdimisht dhe në mënyrë të palëkundur perspektivën e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor”,-tha Papastavrou, duke vënë në dukje se kryeministri Kyriakos Mitsotakis përsëriti mbështetjen e Athinës në Samitin e Procesit të Berlinit të mbajtur në Tiranë muajin e kaluar. ”Ne të gjithë përfitojmë nga perspektiva evropiane e Shqipërisë, veçanërisht pakica kombëtare greke. Megjithatë, kjo rrugë integruese ka disa kushte dhe kritere”, tha ai më tej.

BE beleri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.