Vlora, qyteti ku u ngrit flamuri, sot pret mijëra vizitorë nga e gjithë Shqipëria për Ditën e Pavarësisë. Kryetari i bashkisë Ermal Dredha tha në një prononcim për mediat, se sot ne duhet të jemi të gjithë së bashku.
111 vjetori i Pavarësisë ka bërë bashkë kryeministrin Edi Rama dhe homologun e tij të Kosovës, Albin Kurti. Po ashtu të pranishëm në ceremoninë simbolike të ngritjes së flamurit kuqezi në Vlorë kanë qenë edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.
Pas ceremonisë së ngritjes së flamurit, liderët e shtetit shqiptar, bashkë me Kryeministrin e Kosovës kanë vendosur kurora me lule në memorialin e Ismail Qemalit.
Lexo edhe https://tirananews.al/111-vjetori-i-pavaresise-google-vishet-kuqezi/
