Rekordet e Guinness kanë filluar të bëhen të zakonshme për Arbnora Fejzën. Edhe këtë vit me flamurin kombëtar të punuar në mënyrë unike me artin e origamit, ajo synon ta thyejë rekordin e radhës për t’i dhënë edhe më shumë kuptim festës së 111-vjetorit të pavarësisë së shteti shqiptar dhe ditëlindjes së Heroit të Kombit, komandantit legjendar, Adem Jashari.
Mozaiku i flamurit kombëtar më përmasa 1300.4 m, është gara jetike e saj, kurse inspirimi është dashuria që ka për çdo milimetër të këtij simboli si dhe flijimi titanik i përmasave botërore nga heroi kombëtar, Adem Jashari së bashku me familjen.
Krejt në fund, urojmë që bashkë më flamurin kuq e zi, rekordmenia e Drenicës të sjellë edhe çmimin e katërt në Kosovë për rekorde në librin e Guinness.
