Në 79-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, presidenti Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla dhe kryeministri Edi Rama zhvilluan homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Krerët e shtetit nderuan kujtimin e të rënëve për lirinë e atdheut.
Shqiptarët kremtojnë sot 79 vjetorin e Çlirimit të Atdheut, njëkohësisht ditë kujtese e sakrificës sublime të mijëra të rinjve e të rejave që ranë heroikisht në emër të lirisë.
Në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit u zhvillua sot ceremonia zyrtare e homazheve, me praninë e personaliteteve më të larta politike të vendit.
Kryeministri Edi Rama vendosi një kurorë me lule pranë Monumentit “Nënë Shqipëri” dhe u përkul në nderim dhe respekt të jetëve të dhëna për Shqipërinë.
