Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

28-29 Nëntori, ministri Taulant Balla shkon në Londër: Historia e kombit tonë na bën krenarë

12:35 / November 29, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2023 11 29 123409
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, gjatë qëndrimit në Londër ku po zhvillon një vizitë zyrtare, festoi së bashku me një komunitet shqiptarësh, përfaqësues të spikatur në fusha të ndryshme, si dhe miq britanikë, festat kombëtare të Nëntorit, atë të Pavarësisë dhe Ditën e Çlirimit. “Historia jonë na bën krenarë. Ajo është historia e një kombi të cilit i është dashur të luftojë gjithmonë për lirinë, pavarësinë integritetin dhe dinjitetin tonë kombëtar”, iu drejtua Balla të pranishmëve.

Ai veçoi virtytin e mikpritjes së popullit shqiptar, si pjesë të ADN-së së tij. “Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut. Pyesni hebrenjtë si i pritën e si i mbrojtën shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke rrezikuar edhe jetën e tyre përballë pushtuesve nazi-fashistë”, tha Balla. Ministri pohoi se Shqipëria sot është krenare për miqësinë dhe aleancën strategjike me Mbretërinë e Bashkuar, SHBA, vendet e Bashkimit Europian dhe të gjitha vendet mike.

“Bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Europian janë një arritje historike, falë përkushtimit ndër vite të të gjitha qeverive shqiptare në këto tre dekada”, nënvizoi ministri. Më tej, ai shtoi se diaspora duhet të gëzojë të drejtën e votës dhe të mbështetet me programe që nxisin kontributin, ekspertizën dhe investimet e tyre. “Dua t’ju kujtoj regjistrimin e adresës suaj, në mënyrë që ne t’ju ofrojmë më shumë shërbime online nga Shqipëria këtu”, apeloi Balla. Shqipëria e Britania e Madhe kanë një histori që këtë vit shënoi 101 vite miqësie, tha Balla, duke theksuar kontributin e palës britanike gjatë luftës.

“Oficerët britanikë të ndërlidhjes janë pranë këtyre partizanëve dhe i kanë çmuar lart cilësitë e tyre luftarake në zhvillimin e ardhshëm në teatrin e luftës për Mesdheun, do të shprehej Kryeministri britanik Winston Churchill në vitin 1943. Deklarata diskriminuese me natyrë ksenofobe apo lajme tendencioze nga media të caktuara, janë të papranueshme. E sigurtë është se asgjë nuk mund ta zbehë faktin se miqësia mes dy popujve shqiptar e britanik mbart gjithmonë vlera të jashtëzakonshme”, deklaroi ministri Balla nga Londra.

balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.