Reperi Drake u dhuroi shqiptarëve një befasi të papritur për festën e 28 Nëntorit. Pas publikimit të këngës “Polar Opposites”, reperi kanadez përmend Prishtinën dhe përgjatë gjithë klipit, Dake shfaqet i veshur me një xhaketë të kuqe, me simbolin kombëtar shqiptar, shqiponjën të stampuar në shpinë.
Ky ndikim del të jetë nga një prej producentëve të Drake, Gentuar Memishi, një shqiptar nga Kosova që prej kohësh punon me emrat më të njohur të muzikës në botë. Përveç “Polar Opposites”, Genti ka realizuar edhe hitet e tjera të Drake si bashkëpunimin e tij me 21 Savage’s-“Privileged Rappers”, “Calling For You” dhe “What Would Pluto Do”.
Arritjet e Gentit përfshijnë gjithashtu bashkëpunimet me emrat e famshëm si: Lil Yachty, Doja Cat, Lil Yachty, Ty Dollar Sigh, Wiz Khalifa, J. Cole, DaBaby, “City Girls” e shumë të tjerë. Puna e tij padyshim nuk ndalet këtu, fal talentit dhe përkushtimit të tij në të ardhmen do të mund të shohim edhe të tjera projekte gjigante nga producenti shqiptar.
