Të paktën 100 persona çdo ditë marrin doza metadoni pranë qendrës së Shëndetit Publik në Korçë. Këta pacientë, të grupmoshave të ndryshme, pasi kanë kaluar një eksperiencë në përdorimin e lëndëve narkotike, kanë vendosur të kurohen pranë kësaj qendre.
Asistentja e kësaj qendre, Marinela Fustanja shprehet se krahas pacientëve që kanë vite që trajtohen në këtë qendër, ka edhe shumë raste të reja, kryesisht adoleshentë, të cilët pasi kanë kaluar eksperiencën e hashashit, kanë kaluar tek përdorimi i heroinës.
Sipas protokollit të kësaj qendre, të gjithë pacientëve iu kryhen edhe analizat e HIV/AIDS dhe Hepatitit. Shqetësuese për është shtimi i rasteve me Hepatit C.