Kryetari i grupit parlamentar Gazment Bardhi së bashku me deputetët që e mbështesin nuk do të shkojnë në Kuvendin Kombëtar të demokratëve që njohin Sali Berishën si kryetarin e PD.
Janë 16 deputetë të PD që kanë vendosur të mos shkojmë në Kuvendin që do të mblidhet të shtunën.
Gazment Bardhi dhe ky grup deputetësh ende nuk e njohin Sali Berishën si kryetarin e PD.
Ky vendim tregoi se ende PD mbetet e përçarë.
Por pavarësisht kësaj Sali Berisha e Gazment Bardhi do të ulen së bashku në mbledhjen e grupit parlamentar për të diskutuat rreth aksionit për bllokimin e seancës ku do të miratohet buxheti nen per nen.
