Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ibsen Elezi: Me shkatërrimin e PD-së, Berisha vërtetoi gjysmën e akuzës së SHBA-ve si minues i demokracisë

14:41 / December 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
elezi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryetari i PD-së, Kukës, Ibsen Elezi ka thënë se ambasada amerikane ka një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën politike të vendit.

“Aktive për ndikimin politik ka qenë gjithmonë ambasada amerikane, sepse ata janë më të drejtpërdrejt në aktivitetin e tyre. Kanë rol edhe në jetën politike shqiptare.” – u shpreh Elezi i ftuar në FaxNews.

Gjithashtu, ai foli edhe për shpalljen “Non Grata” të Sali Berishës, duke thënë se nëpërmjet veprimeve të deritashme që kanë rezultuar me shkatërrimin e PD-së, Berisha ka vërtetuar gjysmën e akuzës së SHBA-ve në argumentin e tyre për shpalljen “Non Grata”.

“Ata e realizuan atë që deshën: ata u treguan shqiptarëve se gjysma e akuzës së Non Gratës, që ndërtuan për Sali Berishën, si një minues i demokracisë, i dha provat duke e trysnuar dhe e bërë të sillet në mënyrë antidemokratike dhe duke e shkatërruar PD-në. Këtë po bën Berisha. Po argumenton thjesht gjysmën e akuzës.” – u shpreh ai.

Elezi tha se pjesa tjetër e akuzave penale është pjesë e procesit dhe e drejtësisë, por gjysmën e ka verifikuar deri në këtë moment, si shkatërrimtar dhe minues i Partisë Demokratike.

“Të shkatërrosh Partinë Demokratike do të thotë të shkatërrosh demokracinë, sepse e lë pa baraspeshë politikën, e lë Edi Ramën të sundojë i vetëm në skenën politike, kështu që s’ka minim më të madh të demokracisë. Të vrasësh shpresën e demokratëve dhe të opozitarizmit, kjo është.” – përfundoi fjalën e tij ish-kreu i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi.

elezi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.