Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vrasja e Liridona Murselit nga bashkëshorti, Qendra për Punë Sociale dhe Policia shkojnë në shtëpinë e Naim Murselit

16:08 / December 2, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Liridone Ademaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qendra për Punë Sociale dhe Policia e Kosovës kanë shkuar gjatë ditës së sotme (2 dhjetor) në banesën e Liridona Murselit, e cila u vra me armë zjarri me urdhër të bashkëshortit të saj teksa po kthehej në banesë brenda automjetit, ku udhëtonte bashkë më këtë të fundit, Naim Murseli dhe 2 djemtë e tyre të mitur.

Në banesën në fjalë, ku ka kanë mbërritur punonjësit e policisë dhe ata të Qëndrës për punë sociale, ndodhen dhe dy fëmijët e Naim Murselit dhe Liridonës së ndjerë, raporton Express.

Naim Murseli si i dyshuar për përfshirje në rastin e vrasjes së gruas së tij është arrestuar të premten nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria. Arrestimi i tij ka ndodhur menjëherë pasi Liridona Murseli është varrosur në fshatin Cërmjan të Gjakovës, ceremoni ku ka marrë pjesë edhe vetë Naim Murseli.

Naum Murseli, i cili akuzohet se porositi ekzekutimin e saj, dyshohet se ideoi një skenar të denjë për filma për të eleminuar nënën e djemve të tij dhe për të dalë i “larë” nga ky krim i rëndë, por plani i tij gjati vetëm dy ditë, pas zbardhjes së vrasjes së Liridona Museli.

Naim Murseli, këshilltari i Behgjet Pacollit, pas vrasjes së bashkëshortes, për të cilën dyshohet se i kishte premtuar 30 mijë euro bashkëfshatarit të tij, Granit Plava, deklaroi para hetuesve se ajo u ekzektua nga disa grabitës të armatosur që i kishin bërë pritë në rrugë.

Në versionin e dhënë për hetuesit, ai deklaroi se i tmerruar dhe i fikësuar kishte marrë dy fëmijët nga makina dhe ishte larguar. Por, sipas Naim Murseli, bashkëshortja e tij kishte mbetur në automjet dhe i kishte bërë rezistencë grabitësve, të cilët e qëlluan me armë.

Zbulimi i krimit

Ditën e premte, 1 dhjetor, ai i dha lamtumirën nënës së djemve të tij duke i organizuar edhe ceremoninë mortore në fshatin e tij në Cërmjan të Gjakovës. Naim Murseli, priti dhe përcolli me dorën në zemër miq, të afërm e familjarë të tyre, që shkuan për ngushëllime, si edhe shoqëroi kortezhin drejt banesës së fundit të Liridona Murseli.

Por vetëm disa orë pas ceremonisë së varrimit të 30-vjeçares, Naim Murseli u vendos në pranga së bashku me bashkëfshatarin e tij, Granit Plava dhe nipin, Kushtrim Kokolla, pjesëtar i Forcave Speciale të Kosovës. Ndërkohë është gjetur arma e krimit me të cilën dyshohet se u vra Liridona Murseli, si edhe makina e përdorur nga autorët. Pas marrjes në pyetje, Granit Plava ka pranuar autorësinë e krimit duke deklaruar se Naim Murseli i premtoi 30 mijë euro për të eleminuar bashkëshorten e tij.

Sipas Granit Plavës, ai i ka dhënë një shumë prej 15 mijë euro dhe pjesë tjetër do t’ia jepte më vonë. Gjithaashtu edhe Naim Murseli, sipas mediave të Kosovës, ka pranuar implikimin e tij në ekzekutimin e 30-vjeçares. Ndërkohë ende nuk dihet roli i anëtarit të FSK, Kushtrim Kokolla në ngjarjen e rëndë, që dyshohet se u porosit nga daja i tij.

femijet liridona qendra per pune sociale
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.