Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Datëlindja e Ibrahim Rugovës, Spiropali: Ishte një prijës me mision. Evokonte Dardaninë, rrënjët e identitetit tonë

11:45 / December 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ibrahim rugova 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në përkujtim të datës së lindjes së Ibrahim Rugovës, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, shkruan se presidenti ishte një prijës politik e shpirtëror me mision

Reagimi i plotë:

Në fëmijëri Ibrahim Rugova më fanepsej si profet. Gjasat janë që emri Ibrahim – Abraham të ketë ndikuar për përkimin e çuditshëm në trurin tim.

Pak më vonë konstatova se ky politikan nuk ngjante me askënd. Nuk çirrej, nuk mburrej, nuk denigronte kundështarët, nuk rrihte gjoksin, nuk luftonte të ishte kudo pa arsye. Prezenca dhe mungesa e Tij ishin njësoj të rëndësishme.

Kur u bë e modës të talleshe me shqiptarinë, këtej e andej Drinit, Rugova evokonte Dardaninë, rrënjët e identitetit tonë, atë që kemi qenë, atë që duhet të jemi.

Ibrahim Rugova ishte një Prijës politik e shpirtëror me mision. Butësia e Tij ishte Forcë e papërballueshme vendosmërie dhe pandryshueshmërie. Rugova nuk udhëhiqej nga turmat, por i udhëhiqte ato nëpër shtigje të panjohura, nga errësira drejt dritës.

Për shumë kohë Kosova dhe Rugova, Rugova dhe Kosova, ishin të pandarë në sytë e botës së qytetëruar. Në traditën më të ndritur të Rilindjes, për Rugovën dielli i shqiptarëve lind nga perëndon.

Në rrugën e mundimshme të Kosovës drejt Lirisë dhe Pavarësisë, Ibrahim Rugova priu me urtinë dhe vetëdijen e misionit të tokës së premtuar.

Lindi më 2 Dhjetor. Do të kujtohet gjithmonë!

Kosova rrugova spiropali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Po lahej me shokët në liqenin e Komanit, mbytet 20-vjeçari nga Kosova

19:21 / August 26, 2026

Ishte duke u larë në det, mbytet 19-vjeçari nga Kosova në Shëngjin

15:58 / August 24, 2026

Kapet në Rinas 32-vjeçari i kërkuar nga Kosova për trafik droge, u prezantua me identitet tjetër

10:07 / August 19, 2026

KFOR nis tërheqjen nga ura mbi Ibër, tensionet në veri mbeten të larta

13:24 / August 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.