Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Një tjetër bashki kërkon të strehojë emigrantët afrikanë. Kryebashkiaku letër Ramës: Momenti të tregojmë mikpritjen tonë

17:25 / December 4, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
emigrante
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas Fushë Arrëzit, një tjetër bashki ka shprehur gatishmërinë për të strehuar emigrantët që pritet të vijnë në vendin tonë nga marrëveshja me Italinë.

Kryetari i bashkisë së Memaliajt, Albert Malaj i është drejtuar me një letër kryeministrit Edi Rama, ku i kërkon që në Memaliaj të strehohen një pjesë e emigrantëve.

“Mbështetur edhe në eksperiencën time profesionale si një ish ushtarak, i kualifikuar për menaxhimin e krizave të refugjatëve në misionet e ngarkuara jashtë Shqipërisë jam i përgatitur dhe i gatshëm për të siguruar mirëmenaxhimin dhe mbarëvajtjen e procesit të strehimit të emigrantëve të huaj dhe në Bashkinë Memaliaj”, shprehet Malaj në letrën e tij.

LETRA E PLOTE

Duke iu uruar punë të mbarë!
Po iu drejtohem nëpërmjet kësaj letre në cilësinë e kryetarit të Bashkisë Memaliaj, në emër të gjithë komunitetit të bashkisë për të shprehur mbështetjen tonë si një përgjigjie humanitare ndaj situatës aktuale që përfshin emigrantët që kanë gjetur strehim në Europë.
Bazuar në marrëveshjen e lidhur mes Kryeministrit të Shqipërisë me Kryeministrin e Italisë, në të cilën është dakortësuar për sjelljen e emigrantëve dhe azilkërkuesve afrikan nga Italia në kampe të vendosura në Shqipëri, është momenti të tregojmë mikpritjen tonë nisur nga përjetimi dhe mikpritja që ne për shumë vite si emigrantë e kemi gjetur në shtetet europiane.
Bashkia Memaliaj shpreh gatishmërinë e saj për të strehuar një pjesë të emigrantëve nisur dhe nga eksperienca e fituar në vitin ‘98 duke strehuar dhe treguar traditën e mikpritjes ndaj vëllezërve tanë të Kosovës, mbështetur në dakortësimin e komunitetit i cili është i gatshëm për të dhënë kontribut pozitiv në jetesën e emigrantëve, zotërimi i hapësirave dhe ambjenteve të përshtatshme akomoduese, si dhe pozicionimi i favorshëm i territorit të bashkisë në afërsi të portit të Vlorës dhe Sarandës. Mbështetur edhe në eksperiencën time profesionale si një ish ushtarak, i kualifikuar për menaxhimin e krizave të refugjatëve në misionet e ngarkuara jashtë Shqipërisë jam i përgatitur dhe i gatshëm për të siguruar mirëmenaxhimin dhe mbarëvatjen e procesit të strehimit të emigrantëve të huaj dhe në Bashkinë Memaliaj.
Duke Ju falenderuar për marrjen në konsideratë të këtij propozimi, kërkojmë mundësinë e angazhimit në një dialog konstruktiv me autoritetet relevante mbi detajet dhe logjistikën e strehimit të emigrantëve në Bashkinë Memaliaj.
Mbetemi në pritje të një përgjigjie pozitive nga ana juaj.
Me respekt, Albert Malaj.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Detajet e udhërrëfyesit të Komisionit Europian për Shqipërinë, që e shpall nesër Marta Kos

21:36 / November 3, 2026

Protestat, Rama u “ridërgon” protestuesve ftesën nga Brukseli: Ejani të flasim, s’është populli te protestat e dhunshme

19:17 / November 3, 2026

Shkolla deri në orën 17:00, Kumbaro prezanton ndryshimet për vitin 2027/ Një mësues ndihmës për çdo fëmijë me aftësi ndryshe

15:14 / November 3, 2026

Rama flet për protestat dhe refuzimin e dialogut: “Më thonë duhet të ikësh, por këtë detyrë ma ka dhënë populli”

13:35 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.