Ardit Çuni ka qenë një personazh shumë i përfolur përgjatë dy viteve të fundit si shkak i pjesëmarrjes së tij në “Big Brother VIP Albania” në edicionin e parë, më pas si konkurrent finalist në “Dancing with the Stars”, gjithashtu edhe në rolin e opinionistit në “Big Brother Fan Club“ të edicionit të dytë.
Prej disa kohësh, Ardit është shkëputur nga angazhimet e tij artistike dhe është parë shpesh të udhëtojë drejt Amerikës.
Mesa duket qëndrimi i këngëtarit për një kohë të gjatë në Amerikë e paska një qëllim pasi artisti duket se ka planifikuar të zhvendoset përfundimisht në Amerikë.
Përmes një postimi të bërë në profilin e tij të Instagramit, këngëtari ka treguar se është pajisur me letrat amerikane, ‘green card’.
“Jam zyrtarisht një rezident amerikan”, shkruan këngëtari i njohur në një prej postimeve të bërë në Instastory, ku shihet nën shoqërinë e disa miqve për të festuar. “Sot festuam rezidencën time të re amerikane me disa miq të mrekullueshëm”, shton më tej Çuni.


