Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Autori i vrasjes darkoi në të njëjtin restorant ku ishte Liridona Ademi me fëmijët dhe bashkëshortin. Çfarë filmuan kamerat?

21:35 / December 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
656f862201121restorantliridona
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në natën tragjike në një restorant në Graçanicë, përveç familjes Murseli ishte edhe Granit Plava, personi që dyshohet se e vrau Liridonën. Ai u largua nga aty para tyre me veturën që u pa edhe në vendin e ngjarjes.

Sa herë që vinte në Kosovë, Liridona Ademaj ishte mysafire e rregullt e një restoranti në Graçanicë. Aty, ajo shkoi edhe në mbrëmjen e 29 nëntorit, bashkë me burrin Naim Murseli dhe dy djemtë e saj.

Por 30 vjeçarja nuk ishte në dijeni se vetëm pak tavolina më tutje, po hante darkë Granit Plava, personi që dyshohet se u pagua nga Naim Murseli për ta vrarë Liridonën. Ai kishte porositur “pleskavicë” dhe ndërkohë që hante e vëzhgonte tavolinën ku Naim Murseli ishte bashkë më familjen.

T7 nga burime të sigurta merr vesh se Plava është ngritur pak minuta më herët sesa familja Murseli të largohet nga restoranti. E largimin, pas dy orë qëndrimi në restorant, e kapën kamerat e sigurisë që tash janë në duar të policisë.

Nga aty Policia e Kosovës identifikoi se Plava u largua me veturën e njëjtë që ishte parë edhe tek vendi ku ndodhi ngjarja tragjike e 29 nëntorit. Plava po priste tek një vend në Bërnicën e Epërme të cilët banorët e quajnë Sinidoll e që gjendet në periferi të Prishtinës, aty ku familja Murseli kishte blerë një shtëpi.

Në vendin e ngjarjes gjendet një kthesë e madhe, që detyron shoferët të ndalin shpejtësinë e lëvizjes. Madje pak metra më lartë, rruga është e dëmtuar që domosdo automjeti duhet të lëvizë ngadalë. T7 ka qëndruar të martën në restorantin, ku Naim Murseli ka ngrënë darkën e fundit me familjen e tij, por ata nuk kanë dashur të komentojnë asgjë lidhur me këtë rast.

autori darkoi liridona ademi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.