Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Tregtia e dronëve/ Kina gjen parajsën në Lindjen e Mesme

11:02 / January 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
drones
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fitimet e Kinës vazhdojnë të shtohen në tregëtinë e dronëve nisur nga kërkesa në rritje e shteteve në Lindjen e Mesme. Kapacitetet e reja ushtarake po shtohen në një situatë të tensionuar sigurie, sipas një raporti të ri të Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara, me qendër në Londër. Irani është një nga aktorët rajonalë që përdorin teknologjinë e re për misione të rrezikshme.

Në një emision të kohëve të fundit, televizioni shtetëror kinez, ÇTV vlerësonte përhapjen globale të programit për dronët e armatosur të vendit, të quajtur UAV.

Krijuesit e dronit, thonë se sapo kanë shitur modelin e tij të 100-të, të quajtur Ëing Loong. Zëri i Amerikës nuk mund të konfirmojë vërtetësinë e videos.

“Një nga aftësitë është monitorimi i vazhdueshëm i gjendjes në fushën e betejës dhe tjetra është të godasë objektivat në kohën e duhur. Këto karakteristika tërheqin shumë klientë përsa i takon luftës moderne”, thotë Li Yidong, i Korporatës së Industrisë së Aviacionit të Kinës.

Kina po plotëson kërkesat në rritje në Lindjen e Mesme për dronë të armatosur, sipas raportit të Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara.

“Meqenëse Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar në përgjithësi, me përjashtim të Britanisë dhe Francës, që të eksportojnë modele të armatosura të serive Predator dhe Reaper të dronëve të armatosur, Kina ka marrë hapa të plotësojë këtë nevojë. Dhe megjithëse ofertat si seria Wing Loong ose CH-4 nuk janë aq të përparuara teknologjikisht sa ato amerikane, ato i jepen çdo shteti që do që t’i blejë”, – thotë Justin Bronk i

Në Iran, Turqi dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe, autorët e raportit thonë se dronët po përdoren në situata ku avionët konvencionalë me pilot, do të paraqisnin rrezikshmëri të lartë.

Turqia, Izraeli dhe Arabia Saudite po zhvillojnë me shpejtësi programet e tyre të dronëve të armatosur.

drone kine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rusia dhe Ukraina sulme ndaj njëra-tjetrës, lëshohen qindra dronë

13:59 / March 15, 2026

Spektakël mbi qiellin e Sarandës, rreth 150 dronë krijojnë imazhe në prag të festave

20:59 / December 17, 2025

Lufta civile në Sudan/ 33 fëmijë humbin jetën nga sulmi me dronë dhe raketa

21:51 / December 6, 2025

Tarifat doganore, SHBA-Kinë arrijnë konsensus paraprak në Malajzi. Dakordësi edhe për TikTok

15:40 / October 26, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.