Bashkia e Shkodrës ka nisur instalimin e paneleve diellore në institucionet e arsimit publik. Teksa jep lajmin, kryeministri Edi Rama thotë se fillimisht do të vijojë instalimi në kopshte për të siguruar ngrohjen e tyre por edhe kursimin e energjisë e mbrojtjen e mjedisit.
“Dhe me lajmin e mirë se Bashkia Shkodër ka nisur të instalojë panelet diellore në institucionet e arsimit publik, duke nisur si fillim me kopshtet e më të vegjëlve, si një mënyrë efikase për ngrohjen e tyre, kursimin e energjisë, dhe mbrojtjen e mjedisit, ju uroj një ditë të bukur”, njoftoi Rama.
