Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Elisa Spiropali në Kongresin e PS-së: Ata shohin zjarrin, ne ndezim shpresën. Shqipëria ka ngut të bëhet ”Evropa në Ballkan”

12:33 / December 8, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 12 08 at 12.32.23
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

”Ata e shohin zjarrin si mjet politik, ne ndezim flakën e shpresës për Shqipërinë e dekadës tjetër”, kështu iu drejtua Kongresit të jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste, ministrja për marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali. Duke krahasuar opozitën me mazhorancën, ajo tha se filozofia që i ndan është që suksesi është i përbashkët, kurse përgjegjësia është individuale.

“Filozofia jonë ështëë një, dhe e pandryshueshme; ne besojmë se suksesin duhet ta ndajmë me të gjithë dhe përgjegjësitë janë individuale. Ky është dallimi me kundërshtarët tanë që me parlamentin sillen si piromanë ose e bojkotojnë ose e djegin. Dhe një nga shkaqet kryesore Ne nuk nda ndan barrikada e karrigeve që ata përmbysin, por janë zgjedhjet e ndryshme që na ndajnë. ata ndezin zjarre ne ndërtojmë duke shuar zjarrvënien e tyre, ne jemi institucion lirie, ata instrument i marrjes peng të lirisë. Ne jemi bashkë në një sallë parlamenti por jemi vite drite larg dhe lart atyre që po i tmerron ankthi e frika për orët e së vërtetës. Të paaftë të shndërrohen në alternativë. Filozofia e tyre shkon në kah të kundërt me atë të shqiptarëve. E kurdisin akrepin e tyre me vitin ‘97. Ankthin e tyre për ndëshkim kërkojnë t’ia imponojnë shoqërisë shqiptare. Ata ndjellin kob e mort, ne fitojmë për festën e punës. Ata kanë humbur dhe shpresën vetjake”.

Dhe duke vijuar krahasimin me opozitën, ajo tha se PS është këmbëngulëse dhe e lirë në vetëkorrigjim. “Ky kongres i jashtëzakonshëm është pjesë e përpjekjeve tona për të qenë katalizator i ndryshimit e vetëkorrigjimit. Ndryshe nga ata e kemi lirinë për të ndryshuar e korrigjuar për të mësuar nga gabimet tona. Asnjë lider tjetër si Rama dhe asnjë organizatë tjetër si PS nuk është treguar kaq e aftë e këmbëngulëse në praktikën e vetëkorrigjimit”.

Dhe në këtë kontekst Spiropali foli për reformim të vazhdueshëm në parti, qeveri e administratë. “Sfida jonë është tërësi betejash të përditshme. Kjo kërkon reformimin tonë të vazhdueshme në parti, qeveri e administratë. Një proces siç ka ndodhur dje dhe duhet të ndodhë edhe nesër. Asgjë nuk është e pandryshueshme dhe fitoret tona politike nuk janë të paracaktuar se kundërshtarët dinë vetëm të humbasin. Suksesi ynë është mjet për të çuar para punët e mbara që po bëjmë për të shmangur vetëkënaqësinë dhe për të luftuar me abuzuesin me pushtetin, me çdo mjet e çdo vend edhe brenda nesh në administratë e kudo duke i hapur rrugë demokracisë, garës, votës, kontrollit, meritokracisë e kolegjialitetit”.

Sipas saj gjithçka nis nga drejtësia dhe theksoi se PS e ka treguar qartë qëndrimin me projektin e reformës në drejtësi. “Gjykata e Strasburgut shkroi një vendim për 21 janarin, atë vendim që PS e ka dhënë gjuhë politike në një dekadë; Pushkatim pa gjyq të 4 protestuesve në bulevard, shteti i përfshirë në krim. Ky është vendimi i Strasburgut. Mjaft të shihet qëndrimi i dy poleve ndaj drejtësisë për të kuptuar sepse ne jemi në punë dhe ata janë shndërruar në shkopinj në rrota në Shqipërinë e punës. Reforma në drejtësi është një nga projektet më madhore që kemi ndërmarrë, i një pushteti të pavarur për të krijuar kontrollin dhe ekuilibrin e dy pushteteve”.

Lexoni edhe https://tirananews.al/brace-ne-kongresin-e-ps-se-flet-per-21-janarin-pushkatim-pa-gjyq-prokuroria-e-tiranes-u-tall-me-hetimin/

Lexoni edhe https://tirananews.al/kongresi-i-ps-se-bledi-cuci-synojme-shtrirjen-e-digjitalizimit-edhe-ne-mbare-qeverisjen-vendore/

Lexoni edhe https://tirananews.al/kongresi-i-ps-kryeministri-spanjoll-mbeshtetje-qe-te-vijoni-me-agjenden-e-zhvillimit-te-shqiperise/

Lexoni edhe https://tirananews.al/spiropali-vendimi-i-strasburgut-per-21-janarin-tregon-pse-ceta-e-nje-njeriu-ndez-zjarr-dhe-thyen-karrige/

Lexoni edhe https://tirananews.al/mbahet-kongresi-i-ps-se-spiropali-shqiperia-do-behet-europa-e-ballkanit-sfida-jone-eshte-e-ardhmja/

WhatsApp Image 2023 12 08 at 12.32.31
WhatsApp Image 2023 12 08 at 12.32.27

Elisa Spiropali PS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbi 30 mijë hektarë të djegur, Spanja në betejë me flakët dhe vapën ekstreme

12:56 / July 22, 2026

Britani e Madhe/ Nga bileta e autobusit te fatura e energjisë elektrike, qeveria e re premton lehtësim për koston e jetesës për qytetarët

12:14 / July 22, 2026

Pas stuhisë, probleme me energjinë në disa qarqe; MIE: Akset të kalueshme, vijon puna për normalizimin e situatës, mbi 1000 punonjës në terren

11:40 / July 22, 2026

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, plagoset rëndë drejtuesi i një mjeti bujqësor

11:07 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.