Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Juliana Nura, “akuza” për eliminimin nga “DWTS”: Dua të di arsyen e jurisë

20:09 / December 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
juli nura
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Juliana Nura këmbëngul se u eliminua në mënyrë të padrejtë nga gara e kërcimit “Dancing With The Stars”.

Askush nuk e priste largimin tim, u shpreh Juliana, në një intervistë për “S’e Luan Topi”.

“Unë jam shumë e drejtpërdrejtë, jam e vërtetë dhe nuk shtirem. Njerëzit më duan për atë që jam. Kur mundohesh të bësh diçka tjetër, njerëzit e vënë re që që nuk je reale, prandaj nuk i duan njerëzit që shtiren. Njerëzit më vlerësojnë kështu si jam. Isha shumë e mllefosur të premten, sepse askush nuk e priste (eliminimin). Edhe Albi Nako tha kjo nuk mund të ndodhë, sepse Juliana ishte në tre vendet e para për tetë javë rresht. Kam një publik që më përkrah, videot e mia bëheshin gjithnjë virale.

Që kur filloi programi, e pashë që diçka ishte kurdisur. E ndjeva që nuk do të isha deri në fund. Kisha një parandjenjë që diçka nuk po shkonte atë të premte. U mërzita, sepse nuk ishte reale. Nuk më pëlqen kur ia bën me hile dikujt. Edhe po t’i ndodhte dikujt tjetër, po t’i ndodhte Fifit ose Enxhit, do të mërzitesha, sepse meritojnë të shkojnë në finale”.

Ish-konkurrentja tha se do të dijë arsyen përse juria e eliminoi, pasi “vetëm nëse je budalla, nuk e kupton kush di të kërcejë”.

“E meritojmë se shihet kush kërcen dhe kush nuk kërcen, vetëm po të jesh budalla. Unë mendoj që është padrejtësi. Kështu e vendosi juria dhe nuk e di pse. Dua të di pse. Në finale ishte e sigurt që do të shkoja, por për fitoren, nuk e di”.

E pyetur për raportin që ka pasur me balerin e saj, Dionin, Juliana pranoi se ka pasur keqkuptime.

“Në fillim kishim keqkuptime, por gjetëm më vonë mirëkuptimin. Më vjen keq që rumbën, tangon dhe sambën, që i lamë për në fund, nuk i bëmë dot. Na u prenë krahët dhe ikëm. Më mërziti shumë”.

akuza DWTS Juliana Nura
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, Blerta Celibashi sjell në jetë djalin e tyre Aleksandër

13:23 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.