Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Dita pa makina’/ Segmentet ku do të kufizohet qarkullimi i automjeteve nesër

19:26 / May 4, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
makina
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nesër, në 5 Maj, Bashkia e Tiranës rikthen nismën “Dita pa Makina”, e cila synon ndërgjegjësimin e qytetarëve që të shmangin të paktën për një ditë automjetet e tyre, si ndotëset kryesore të ajrit. Për mbarëvajtjen e aktiviteteve të shumta që janë parashikuar gjatë ditës së nesërme, por edhe për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të festojnë qetësisht, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa prej rrugëve të qytetit.

Sipas planit, kufizohet qarkullimi i automjeteve në segmentet e mëposhtme: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në datë 05.05.2019 nga ora 08:00 deri në orën 17:00. Kufizime do të ketë edhe në Sheshin “Nënë Tereza”, nga data 05.05.2019 ora 00:00 deri në datën 06.05.2019 ora 00:00.

Ndërkaq, qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet në rrugët “Ibrahim Rrugova”, “Lek Dukagjini” dhe “Papa Gjon Pali II”.

Ndërkaq, mjetet e transportit urban të qytetit do të devijohen si vijon:

– Linja e Unazës do të devijohet në urën e rrugës “Sami Frashëri” me urën e rrugës “Elbasanit”.

– Linja “’Tirana e Re”, “Kopshti Zoologjik” do të devijohen te sheshi “Ëilson”, ura e Drejtorisë së Policisë.

– Linja “Kristali” do të devijohet te sheshi “Ëilson” dhe ish Stacioni i Trenit.

– Linja “Kinostudio-Kombinat”, do të devijohet tek Sheshi “Medresesë”, si dhe përballë kishës Ortodokse.

– Linja “Kashar” do të devijohet te “Kafe Flora”, Kisha Ortodokse.

– Linja “Megatek” dhe “Instituti” do të devijohen te “Kafe Flora”.

– Linja “Qyteti Studenti”, “Jordan Misja”, “Sauk”, dhe “Sanatorium” do të devijohen te Fakulteti Ekonomik.

– Linja “Mihal Grameno” do të devijohet te ura pranë rrugës së “Elbasanit”.

– Linja “Materniteti i Ri” do të devijohet te ura pranë rrugës së “Elbasanit” dhe kishës Ortodokse.

– Linja “Sharra” do të devijohet tek ish Stacioni i Trenit, si dhe përballë kishës Ortodokse në rrugën e “Kavajës”.

– Nga ora 00:00 deri në orën 08:00 e datës 05 Maj dhe nga ora 17:00 deri në orën 00:00 linjat “Tirana e Re” dhe “Kopshti Zoologjik” do të kthehen te Blv. “Dëshmorët e Kombit” dhe do të stacionohen te hotel “Rogner”.

Më 5 Maj, përveç homazheve në të gjitha varrezat e dëshmorëve, Bashkia e Tiranës ka organizuar edhe një numër të madh dhe të larmishëm aktivitetesh festive për të gjitha moshat, nga më të vegjlit deri tek të moshuarit dhe nostalgjikët e viteve të luftës kundër pushtuesve nazi-fashistë.

bllokohen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.