Për kaosin në seacën e fundit plenare ku u votua buxheti i vitit 2024 për 7 minuta, PS-ja kërkon përjashtimin e 7 deputetëve të grupit Berisha-Bardhi. Fjala është për deputetët që shkaktuan kaos, por edhe që hodhën kapsolla, flakadanë dhe patën përballje fizike edhe me Gardën.
Pasdite do të mblidhet Sekretariati i Etikës në orën 16:00, ku do të shqyrtohet kërkesa e PS për t’i përjashtuar me 10 ditë. Kërkesa është bërë për Ervin Salianjin, i cili ishte ai që udhëhoqi kaosin në kuvend, në mungesë të Bardhit dhe Bersishës, po ashtu të përjashtuar. Ndërkohë, PS kërkon përjashtimin edhe të Bledion Nallbatit, Asllan Dogjanit, Lefter Gështenjës, Isuf Çelajt, Luan Baçit e Xhelal Mziut.
Për shkak të aksionit opozitar të nisur që fundmi në Kuvend, mazhoranca ka kërkuar ndryshimin e rregullores së Kuvendit. Aktualisht përjashtimi nga seanca është 10 ditë, mirëpo pas ndryshimeve të bëra, parashikohet një maksimum deri në 60 ditë.
Pavarësisht kërcënimeve nga opozita se do të përshkallëzojnë aksionin e tyre, kryeministri Edi Rama vijon i prerë në qëndrimin e tij, që nuk do të ulet në një tryezë negociatash me ta, madje mazhoranca kanë përfituar për t’i kaluar me shpejtësi të gjitha projektligjet, mes tyre edhe buxhetin e 2024.
