Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Samiti i BE-Ballkani Perëndimor, çfarë ndodh më 13 dhjetor?

13:25 / December 11, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
BE BP 1068x607 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Liderët e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor do të takohen të mërkurën e 13 dhjetorit në Bruksel. Në fokus të këtij takimi pritet të jenë tensionet mes Kosovës dhe Serbisë dhe normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve, si një nga çështjet kryesore që shqetëson të gjithë rajonin. Çështje kjo që do të pasqyrtohet edhe në deklaratën e përbashkët që do të firmoset nga të gjithë liderët e pranishëm.

Radio Europa e Lirë ka zbardhur një pjesë të kësaj deklarate, ku do të kërkohet nga të dyja palët, Kosova dhe Serbia, angazhim serioz për zbatimin e rekomandimeve dhe marrëveshjes së normalizimit. Në këtë samit, Kosova do të përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani, dhe Serbia nga kryeministja Ana Bërnabiç.

Pjesë e deklaratës do të jetë edhe angazhimi i BE për përshpejtimin e procesit të integrimit për vendet e rajonit , bazuar në meritat individuale të vendeve. Por ndonëse flitet për përshpejtimin e procesit të integrimit, Greqia kërcënon me veto Shqipërinë për çështjen Beleri.

Vetoja e mundshme për vendin tonë, pritet të jetë një nga cështjet e tjera që do të diskutohet në këtë samit. Nga 27 vendet e BE-së, Greqia është i vetmi shtet që nuk ka firmosur dokumentin e përbashkët për hapjen e pesë kapitujve themelorë të negociatave, duke kërkuar fillimisht betimin e Fredi Belerit si kryetar bashkie të Himarës.

Por vetëm disa ditë më parë Krymeinistri Rama i cili ka konfirmuar pjesëmarrjen në samit bëri të qartë se qëndrimi i shqipërisë për çështjen Beleri nuk do të ndryshojë as para e as pas takimit të 13 dhjetorit.

BE
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në mushkëri, përfundon me sukses operacioni i Papa Leone XIV

22:20 / October 13, 2026

Pa paralajmërime para sulmeve në Riad, Arabia Saudite përballet me pikëpyetje për sigurinë

08:42 / October 13, 2026

Rusia dhe Ukraina shpërfillin marrëveshjen e Trump

22:41 / October 12, 2026

Shpërthime në Riad, mbrojtja ajrore saudite rrëzon raketat e lëshuara nga Huthit

21:40 / October 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.