Që nga momenti që u zbulua se Bertina Mehmeti kishte vendosur të shpërngulej në Dubai për të punuar, të shumta ishin gazetat që shkruan për të.
Ideja kryesore paragjykuese e njerëzve përgjithësisht për vajzat që shkojnë të punojnë në një vend kaq të zhvilluar, është pretendimi se ato punojnë aty si eskorta edhe pse nuk e pranojnv këtë gjë në publik.
Bertina në fakt jetoi për 3 vite në Dubai ku punoi në pozicionin e inxhinieres në një kompani shumë të njohur të makinave. Pas tre vitesh qëndrimi për arsye familjare vendosi të rikthehej në Shqipëri.
E ftuar në “Thumb”, ajo ka treguar se është njderë shpesh herë e paragjykuar nga njerëzit kur thoshte se punonte në Dubai.
Pasi u ktheva në Shqipëri, një personazh, një miku im shumë i afërt më bënte disa pyetje absurde. Nuk e di ishte shumë e rëndë ajo pjesë. Ndërkohë që ti lodhesh, strapacohesh sepse kur kujtoj atë fillimin me të vërtetë, ka qenë shumë i lodhshëm.”,- është shprehur Bertina duke shtuar se e ka ndjerë paragjykimin edhe nga miqtë e saj.




