Atmosfera në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” u tensionua kur dy prej konkurrentëve më karizmatikë, Buci dhe Lumbardhi, u përfshinë në një debat të nxehtë rreth ndjenjave dhe qëllimeve për ndjenjat ndaj Kaderit.
Gjithçka filloi kur Buci i njohur për qasjen e tij të drejtpërdrejtë, dëshiroi të kishte një përgjigje të hapur nga Lumbardhi. Ai pyeti pa mëdyshje nëse Lumbardhi e shikonte Kaderin “si shoqe, apo më shumë”, duke e shtyrë këtë të fundit të jepte një deklaratë të sinqertë dhe të pakuruar.
Lumbardhi, pa e fshehur aspak ndjenjen e tij, pranoi hapur para Bucit dhe të gjithë shtëpisë: “Me Kaderin nuk e kam shikimin shoqëror, e kam pëlqim”.
Ndjenjat e Lumbardhit janë të thella dhe shumë personale, dhe kjo ka krijuar një atmosferë të ngjeshur ku çdo lëvizje dhe fjalë e Kaderit do të interpretohet në kontekstin e këtyre zbulimeve të fundit.