Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kush do përfitojë nga paketa e solidaritetit? Ministri: Nga invalidët, policët, tek administrata

13:18 / December 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 12 14 at 13.08.50
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Financave, Ervin Mete në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama, bëri të ditur se Këshilli i Ministrave ka miratuar një ndryshim në buxhetin e vitit 2023, për plotësimin e paketës së solidaritetit. Ai përcaktoi kategoritë që pritet të përfitojnë nga kjo paketë, duke theksuar se do të ketë edhe një kompensim ushqimor për punonjësit e policisë, si dhe një shpërblim për 1100 punonjës të administratës shtetërore, përfaqësues në takimet bilaterale në kuadër të anëtarësimit në BE.

“Pas dy bonuseve për pensionistët, plotësimin e kësaj pakete edhe për disa shtresa në nevojë. Paketa përfshin bonuse sociale në të njëjtën masë shpërblimi që sapo iu akordua pensionistëve për 64 mijë përfitues të ndihmës ekonomike, 73 mijë përfitues të pagesave mbështetëse të aftësisë së kufizuar, 36 mijë familje me fëmijë në ndihmë ekonomike, 68 mijë invalidë të punës, 44 mijë përfitues të pensioneve familjare.

Parashikohet një shpërblim për 1100 punonjës të administratës shtetërore, përfaqësues në takimet bilaterale në kuadër të anëtarësimit në BE dhe për shkak të rezultateve të larta që kanë marrë edhe nga BE-ja. Gjithashtu, ka një mbështetje për çdo punonjës policie për kompensiomin e tyre ushqimor, në një vlerë totale rreth 800 milionë lekë, ka një mbështetje për të gjitha bashkitë si një shtesë granti”, tha ministri Mete.

Ervin Mete
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.