Policia ka shtuar kontrollet për atentatin e mëngjesit në “Don Bosko”. Një banesë jo shumë larg vendit ku u qëllua me 6 plumba pistolete është kontrolluar nga blutë.
Burime pranë policisë bëjnë me dije se nuk është konstatuar gjë, edhe pse lindën dyshime se mund të fshihej autori, apo arma e krimit.
Për gjurmimin dhe lokalizimin e tij vijon këqyrja e zonës dhe kamerave të sigurisë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 06:45 në rrugën Don Bosko, ku një person ka qëlluar me armë në drejtim të makinës që drejtohej nga shtetasi Rudolf Zefi.
Ky i fundit është shprehur se nuk ka pasur konflikt me askënd dhe ka qenë i vetëm më makinë, ndërsa autori në këmbë. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e autorit.
