Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Edmond Arizaj / SPAK nuk është mbi gjithçka

18:21 / December 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spak 1 600x360 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp



Gazetari nuk është zëdhënës i institucioneve, qofshin edhe me akronimin SPAK. Gazetari nuk është as ngjyrosës e as korrier. Detyra e gazetarit është të njohë publikun me çdo gjë që atij i është e errët, e mbuluar, e fshehur, e dyshimtë, kurioze, sidomos nga institucionet publike.
Edhe sikur të jenë sekret. Gazetari nuk ruan sekrete, ndryshe do të ishte punonjës në institucion. Punonjësi duhet të ruajë sekretin. Gazetari i jep llogari publikut, jo institucioneve.
Përsa i takon rastit të Qynos, mos vallë SPAK mendon se do i vendosë gazetarët në rresht dhe ata të publikojnë vetëm çfarë duan dhe kur duan prokurorët?! Sigurisht që është një betejë shumëvjeçare dhe botërore mes gazetarëve dhe institucioneve për “burimin”, por në shumicë dërrmuese gazetarët kanë dalë përherë fitues.
Gazetari përderisa po publikon, ka të drejtën të ketë burime nga çdo anë, edhe nga ata që SPAK i dënon me burgim të përjetshëm. SPAK duhet të turpërohet nëse gazetari ka informacione që ata nuk i kanë, dhe të punojë, apo bashkëpunojë me gazetarin, por jo ta detyrojë; SPAK duhet të gjejë vrimat nga i rrjedh info, nëse gazetari nxjerr info që ata po i përpunojnë. Aa, nëse SPAK ka të dhëna që gazetari ka lidhje me X person të skeduar, ka përfitime nga grupe kriminale duke shfrytëzuar pozicionin publik, apo kush e di ç’të tjera, atëherë po mund të marrë gazetarin brenda.
Por të presosh gazetarin për “burimin” e lajmit, është njësoj si prokurorëve të SPAK t’u heqësh mbështetjen e SHBA-ve, mbeten thjesht rrogëtarë. SPAK ka plot punë, plot. Janë 30 vjet të pazbardhura në politikë, në drejtësi, në biznes, në krim, në media pse jo. Por më duket sikur SPAK po krijon shumë frikë e pak ndëshkim.
Nuk e di nëse Qyno “u zgjodh” si letër lakmuesi për komunitetin e “investiguesve”, por akuzat me dhe për “burimin” bazuar kudoqoftë, janë një hap fals i SPAK. Gazetari vetçensurohet vetëm për sigurinë kombëtare-PIKË.
Se është SPAK duke bërë hetime, se i del sekreti hetimor, se i humb dosja prokurorit në autobuz, se ia shet sekretarja, se i nxjerrin vetë prokurorët copa-copa, kjo është punë e tyre. SPAK duhet respektuar, duhet uruar për punën, duhet lavdëruar patjetër, por edhe i duhet kujtuar ndonjëherë se nuk është mbi gjithçka. Sepse ndoshta e kanë keqkuptuar fuqinë që kanë dhe mbështjen e fortë; është kundër krimit dhe jo kundër lirisë, sado e deformuar qoftë kjo e fundit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ku banojnë 4.28 milionë shtetasit shqiptarë që kanë lindur në Shqipëri?

20:40 / September 14, 2026

Shqipëria hap Konsullatën e Nderit në Napoli, Rama merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit

20:20 / September 14, 2026

Ç’punë ka Garda e Republikës të ruajë një gjykatë?!

15:20 / September 14, 2026

Pagat, Rama reagon sërish: Historia e botës s’e ka parë që gjykatësit të thonë do t’i marrim paratë vetë nga thesari i shtetit se janë tonat

13:23 / September 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.