Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zgjedhjet në Serbi, Memeti për ”TN”: Preshevën e kanë përfaqësuar individ të korruptuar, koha të votojnë për dikë që nuk punon për serbët

13:00 / December 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2023 12 15 124110
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Veç edhe 2 ditë kanë mbetur nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 17 dhjetorit në Serbi, ku shqiptarët atje do të marrin pjesë me dy lista, tabori i PVD-së dhe ai i APN-së. Lista e APN-së kryesohet nga Visar Memeti, shef i kabinetit të kryetarit të Preshevës.

Memeti në një prononcim për ”Tirana News”, shprehet se Preshevën e kanë përfaqësuar individ të korruptuar, duke u bashkërenduar me Serbi natën dhe sipas tij, për të “qarë” më pas ditën me shqiptarët. Thirrja që ai bën është që të mos votohet më dikush që punon për serbët, por për shqiptarët.

”Tani, është një moment i rëndësishëm për të ndryshuar fatin e popullit të Luginës së Preshevës. Është koha që qytetarët të tregojnë maturi me votën e tyre, për të mos lejuar të nënçmohen më nga asnjë individ që deri më sot arritjen e vetme në parlament e ka të votojë qeveritë serbe me 0 punë për shqiptarët”,-shprehet Memeti.

Që nga themelimi i ALTERNATIVËS për Ndryshim, sinkronizimi dhe koordinimi me Tiranën dhe Prishtinën, por edhe unifikimi i spektrit politik shqiptarë në Luginë të Preshevës ka qenë një nga parimet kryesore të programit politik.

Prononcimi i plotë

Presheva ka kohë që është lënë anash. Madje, prej saj kanë përfituar njerëz të ndryshëm për favore personale. Më e dhimbshme se kaq, është kur Preshevën e kanë përfaqësuar individ tē korruptuar, duke u bashkërenduar me Serbi natën, për të “qarë” më pas ditën me shqiptarët.

Tani është një moment i rëndësishëm për të ndryshuar fatin e popullit të Luginës së Preshevës. Është koha që qytetarët të tregojnë maturi me votën e tyre, për të mos lejuar të nënçmohen më nga asnjë individ që deri më sot arritjen e vetme në parlament e ka të votojë qeveritë serbe me 0 punë për shqiptarët.

Fuqizimi i shqiptarëve është në dorën e përfaqësimit të dinjitetshëm, në të kundërtën, shqiptarët e Luginës së Preshevës, do të mbeten duke parë sesi serbët, pakicë në Kosovë, jetojnë më mirë se sa vet kosovarët, ndërsa shqiptarët në Serbi, të shtypur e diskriminuar.

View this post on Instagram

A post shared by Visar Memeti (@visarmemetii)

Visar Memeti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Po lahej me shokët në liqenin e Komanit, mbytet 20-vjeçari nga Kosova

19:21 / August 26, 2026

Apeli rrëzon Prokurorinë, Nikolla Gruevski shpallet përfundimisht i pafajshëm në “Talir 2”

19:06 / August 26, 2026

Shtëpi për çiftet e reja, prezantohet prioriteti i parë i “Shqipërisë Sociale” Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

17:38 / August 26, 2026

“Shteti bektashi, më afër se kurrë” ish-këshilltari i Clinton: Është punuar dy vjet për finalizimin e tij

16:39 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.