Një person ka mbetur i vdekur dhe 26 të tjerë të plagosur, kur një anëtar i këshillit të një komune në Ukrainë u fut në një ambjent ku po mbahej një mbledhje dhe hodhi dy granata dore.
Personat që ishin të pranishëm po zhvillonin një debat të nxehtë rreth buxhetit të vitit të ardhshëm, ndërsa mbledhja po transmetohej live në Facebook.
Pamjet kur autori futet krejt i qetë, njerr nga xhepat lëndët plasëse dhe i hedh drejt kolegëve të tij, kanë bërë xhiron e rrjetit në të gjithë botën.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje për motivin e ngjarjes.
