Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Tentuan të digjnin banesën e një gruaje, në pranga dy të rinjtë

13:55 / December 16, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1660807309 1659605217policiaa 752x4403 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia ka vënë në pranga dy autorët e dyshuar të vendosjes së lëndës djegëse na banesën e një gruaje disa ditë më parë, për motive pronësie.

Arrestimi i tyre është bërë pasi zonja e shtëpisë ka denoncuar djegien e derës së banesës.

Nga hetimet paraprake, rezulton se njëri prej tyre është i përfshirë dhe ngjarjen e ndodhur në rrugën “Sali Butka” më 28 nëntori, ku u vendos një sasi lënde plasëse në një lokal.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “The labyrinth”, nga Komisariati i Policisë Nr. 2.

I vendosën lëndë djegëse, për motive pronësie, një shtetaseje, identifikohen dhe vihen në pranga dy autorët e dyshuar.

Njëri prej tyre, autor i dyshuar i një ngjarje me natyrë të njëjtë kriminale, ku në rrugën “Sali Butka”, u vendos një sasi lënde plasëse në një lokal.

Sekuestrohen veshjet të cilat autorët e dyshuar kanë përdorur gjatë krimit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas kallëzimit të marrë nga një shtetase se persona të paidentifikuar, kishin vendosur lëndë djegëse në derën e jashte të banesës së saj dhe e kishin djegur atë, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “The labyrinth”.

Si rezultat i tij u bë ndalimi i shtetasve A. D., 34 vjeç, banues në Vorë, dhe A. E., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 12.12.2023, për motive pronësie, kanë vendosur lëndë djegëse në derën e banesës së shtetases E. Q., dhe e kanë djegur atë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi A. D., është autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 28.11.2023, ku në rrugën “Sali Butka”, është vendosur sasi lënde plasëse.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshjet të cilat autorët e dyshuar kanë përdorur gjatë krimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mazniku reagon për protestën: Ata që dogjën Piramidën nuk përfaqësojnë studentët

20:58 / October 14, 2026

Të armatosur dhe të maskuar si policë vodhën 3 mijë euro në banesën në Elbasan, shpallen në kërkim tre autorët

09:48 / October 14, 2026

Plagosje me armë zjarri në Tiranë

09:45 / October 14, 2026

Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr

20:59 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.