Dy persona janë arrestuar në flagrancë nga policia gjatë aksioneve kundër lëndëve narkotike në Kurbin. Në pranga kanë rënë shtetasit S.M.,29 vjeç , banues në Krujë dhe A.B., 25 vjeç banues në Kurbin.
Arrestimi i tyre u bë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar në ambientet e një lokali në Kurbin, shërbimet e policisë u kanë gjetur doza me kanabis të cilat u sekuestruan më cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi Z.D.,35 vjeç banues në Shkodër.