Shkon në 78 nurmi i të helmuarve nga uji i pijshëm në Bulqizë. Personat e helmuar janë të shtruar në spital me të vjella.
Sakaq, mësohet se ata kanë shkuar në spital individualisht dhe jo në grup. Fillimisht ditën e djeshme në spital u paraqitën 30 persona, ndërsa numri i tyre erdhi duke u rritur.
Shumica e pacientëve të sëmurë janë nga lagjja e vjetër e qytetit të Bulqizës.
Ishin mjekët ata që konstatuan se qytetarët janë helmuar nga uji i pijshëm, ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar nga ana e Ndërmarrjes së Ujësjellësit dhe Drejtoria e Shëndetit Publik.
