Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Opozita serbe kërkon anulimin e zgjedhjeve në Beograd: Kanë sjellë 40 mijë persona për të votuar

09:12 / December 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
h 57593579 2 scaled 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës” pretendon se Partia Progresive Serbe (SNS) ka marrë 21.000 vota më shumë se lista e tyre në zgjedhjet në Beograd. “Duke pasur parasysh se më shumë se 40.000 persona pa vendbanim të ligjshëm u sollën në Beograd në mënyrë të organizuar për të mbështetur listën e SNS-së, e cila ndryshoi në mënyrë drastike vullnetin elektoral të qytetarëve të Beogradit, ne kërkojmë anulimin e zgjedhjeve në qytetin e Beogradit dhe përsëritja e votimit për Kuvendin Komunal”, tha koalicioni sipas REL.

Nga ky koalicion po ashtu kërkuan “pastrimin e listës zgjedhore”. Më herët, SNS hodhi poshtë akuzat se ka ndikuar në vullnetin e qytetarëve gjatë zgjedhjeve të 17 dhjetorit. Presidenti i SNS-së, Millosh Vuçeviç, deklaroi se është “i sigurt” se lista e tij ka fituar në kryeqytetin serb, Beograd, dhe se ai beson se Alleksandar Shapiç, do të jetë “kryetari i ri apo i vjetër” i qytetit.

Lexo edhe :

Related Posts

  • 1702882908 aleksandervucic
    Vuçiç merr 129 nga 250 deputetë, edhe Kamberi siguron mandat: Gjysma e audiencës e ekzaltuar për të më parë të vrarë

Serbia mbajti të dielën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, lokale e krahinore. Pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare ishte 57.65 për qind. Sipas Komisionit Republikan Zgjedhor deri më tani janë numëruar votat për zgjedhjet parlamentare në pothuajse 35 qendra të votimit.

Sipas rezultateve paraprake, lista zgjedhore “Aleksandar Vuçiç-Serbia nuk guxon të ndalet”, ka fituar 50.42 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare, ndërkaq lista “Serbia kundër dhunës” ka fituar 19.25 për qind. E treta është lista “Ivica Daçiç-kryeministër i Serbisë” me 7.19 për qind të votave.

Në vendin e katërt është lista “Shpresë për Serbinë” me 4.45 për qind të votave, pasuar nga “Ne – Zëri i popullit” me 4.06 për qind. “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon-Shaip Kamberi”, sipas rezultateve preliminare, ka fituar 0.79 për qind të votave. Kjo listë pritet të fitojë një vend në Parlamentin serb.

serbi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.