Lista e Partisë Përparimtare Serbe e Aleksandër Vuçiç ka fituar 46.6 për qind të votave në zgjedhjet e 17 dhjetorit, që sipas rezultateve të numëruara deri më tani, rezulton të kenë fituar 129 deputetë nga 250 që ka parlamenti serb.
Nga ana tjetër, Shaip Kamberi ka arritur që të sigurojë sërish mandatin e deputetit në parlamentin serb, pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme që u mbajtën një ditë më parë. Pas kësaj fitoreje, në një postim në Facebook, Kamberi ka zgjedhur që të japë një mesazh me një thënie të boksierit Muhamed Ali.
Lexo edhe :
Related Posts
“Sa herë që hyja në ring, të paktën gjysma e audiencës ishte aq e ekzaltuar për të më parë të vrarë. Ata brohoritnin, bërtisnin dhe shkelmonin për çdo grusht me të cilin më godiste një kundërshtar. Aq shumë saqë u bënë histerikë kur i zhgënjeva ato ëndrra dhe shpresa (Muhamed Ali)”, shkruan Kamberi.