Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Çështje borxhi? Zbardhen detaje të reja nga plagosja në Shkodër, si nisi konflikti

14:40 / December 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia shkoder
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja që “zgjoi” qytetin e Shkodrës mëngjesin e kësaj të hëne ku 40-vjeçari Aleksandër Curaj është plagosur rëndë. Krimi ndodhi rreth orës 9:00 në vendin e quajtur “Dollari”, teksa në zonë ka pasur dhe qytetarë të tjerë.

Një dëshmitare tha për gazetarët se shënjestra e atentatit mbeti rreth 10 minuta i shtritë në rrugë, derisa iu dha ndihma nga autoritetet. Më pas, 40-vjeçari u dërgua në spitalin rajonal, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autori i plagosjes, Dedë Bici, u largua me një biçikletë në drejtim të kryqëzimit të ish degës ndërsa policia po punon për gjetjen dhe kapjen e tij pasi është identifikuar nga kamerat e sigurisë.
Autori i dyshuar Dedë Bici dhe i plagosuri Aleksandër Curaj dyshohet se pak minuta më përpara janë konfliktuar fizikisht. Një efektiv policie ka hyrë mes tyre për t’i ndarë, por i janë drejtuar policit duke i thënë se e zgjidhim vetë konfliktin se kemi një problem lekësh.

Pas sherrit fizik autori ka nxjerrë pistoletën duke e qëlluar katër herë në trup 40 vjeçarin i cili iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale.

40-vjeçari Aleksandër Curaj kohët e fundit punonte me policinë private si efektiv security dhe nuk njihej si një person problematik.

Policia tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dhuna, armiku i lirisë së të gjithve”, Rama: Dua dialog me këdo që beson se “jam i keq”

20:00 / October 21, 2026

E akuzuar për terrorizëm, Gjykata e Tiranës vendos për ekstradimin e mësueses turke Julide Yazici

16:24 / October 21, 2026

Protestat/ Petro Koçi: Përngjanin me një revoltë të armatosur, studentët të ngriheshin fillimisht kundër korrupsionit të një pjese të pedagogëve

15:20 / October 21, 2026

Kryeministri Rama: Kredi me interes zero për çiftet e reja për blerjen e një apartamenti

12:31 / October 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.