Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Përse nuk iu drejtuat Kuvendit kur vendosi masën detyrim paraqitje për Berishën? Ja si përgjigjet prokurori i SPAK

14:50 / December 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7306
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokurori Arben Kraja parashtroi mesditën e kësaj të hëne kërkesën e Prokurorisë së Posaçme drejtuar Kuvendit, për heqjen e imunitetit të Sali Berishës. Kraja shpjegoi edhe përse prokuroria nuk iu drejtua Kuvendit kur vendosi masën e detyrimit të paraqitjes për ish-Kryeministrin. “Ne kemi vepruar bazuar në legjislacionin në fuqi, në Kushtetutën dhe Kodin e Procedurës Penale dhe kemi paraqitur atë kërkesë, të cilën na e ka miratuar edhe Gjykata e Shkallës së Parë dhe Apeli. Kështu që nga pikëpamja e përmbajtjes jemi totalisht të bindur që kemi të drejtë dhe i qëndrojmë kësaj deri në fund. Cilat janë arsyet përse? Gjithmonë duhet t’i referohemi ‘Kushtet e procedimit’, nenin 288, sepse aty është  gjitha baza te Kodi i Procedurës. Kur ndaj një deputeti duhet të caktohet masa e sigurimit e arrestit, burg ose në shtëpi, heqja e lirisë në çfarëdolloj forme, kontroll personal apo i banesës, prokurori kërkon autorizim. Gjithë debati që bëhet këtu është shumë i thjeshtë, është vetëm tek një shprehje; çfarë do të thotë heqje lirie. Besoj për arrest në burg e shtëpi nuk kemi diskutime as për kontrollet. Heqje lirie do të thotë heqje lirie, nuk është kufizim. Kufizim dhe heqje janë dy nocione krejt të kundërta. Kufizimi është më i ngushtë, heqja është totalisht heqje. Kur do ishim ne në rast të një heqje që unë mendoj që prokurori duhet Të vinte para jush të kërkonte leje? Tek neni 232, llojet e masave shtrënguese. Një nga masat shtrënguese që parashikohen është shtrimi i përkohshëm në spital psikiatrik. Çfarë do të thotë kjo? Heqje totale e lirisë. Në kushtet të tilla, unë shpresoj që të mos kemi asnjë situatë të tillë, por ligji i parashikon këto situata, prokuroi patjetër duhet të vijë para Kuvendit, duhet të kërkojë leje për ta marrë këtë. E jep gjykata ose jo është histori tjetër pastaj. E dyta, thuhet te neni 289, mosdhënia e autorizimit, pra nëse ne vijmë me kërkesë për arrest dhe Kuvendi nuk e miraton sepse ka arsye e tij, nuk e pengon të kërkojë masa të tjera të sigurimit prokurorin, sipas nenit 244. Masat e tjera janë ato që ju thashë. Ne kemi bërë këtë procedurë”.

Policia tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E akuzuar për terrorizëm, Gjykata e Tiranës vendos për ekstradimin e mësueses turke Julide Yazici

16:24 / October 21, 2026

Protestat/ Petro Koçi: Përngjanin me një revoltë të armatosur, studentët të ngriheshin fillimisht kundër korrupsionit të një pjese të pedagogëve

15:20 / October 21, 2026

Kryeministri Rama: Kredi me interes zero për çiftet e reja për blerjen e një apartamenti

12:31 / October 21, 2026

“Në 3 të lënduar, 1 është polic”/ Protestat, Rama: Policia nuk hyn në turmë për të bërë balet

12:27 / October 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.