Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama: Një forcë e brendshme përpiqet çdo ditë të pengojë hapjen e negociatave me BE

11:58 / May 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ramaaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama thotë se ka forca të brendshme politike në Shqipëri që përpiqen të pengojnë hapjen e negociatave.

Gjatë një takimi me veteranë, kreu i qeverisë tha se rekomandimi për hapjen e negociatave është bërë vitin e shkuar pa kushte.

“Një forcë e brendshme është përpjekur dhe përpiqet çdo ditë të pengojë hapjen e negociatave duke e kthyer këtë objektiv kombëtar në një argument të retorikës së ditës. Ne vjet morën rekomandimin pa kushte dhe po vjen, Këshilli Evropian vendosi që për arsye të brendshme në disa prej vendeve të BE-së, kjo temë të adresohet qershorin që vjen.

Po vjen, Këshilli Evropian vendosi që pavarësisht se negociatat nuk u çelës zyrtarisht, procesi i hulumtimit që nis me çeljen zyrtare të negociatave të fillojë, ka filluar qysh vjeshtën e shkuar. Dërdëllisin lart e poshtë për të çakërdisur dynjanë, Shqipëria ka nisur një proces që kanë nisur të gjitha vendet pasi kanë hapur negociatat.

Rekomandimi shkon në Këshillin Evropian i përbërë nga 28 vende anëtare, të cilat vlerësojnë rekomandimin në nivel politik dhe vjet ishin shumica dërrmuese e vendeve që e pranuan rekomandimin dhe kërkuan hapjen e menjëhershme të negociatave.

Mjafton kjo për të kuptuar se ka një lidhje të drejtpërdrejtë të asaj që bën një vend për integrimin dhe asaj që vendet e tjera bëjnë në varësi të proceseve të tyre të brendshme.

Nga ana tjetër me shumë rëndësi është të kuptohet që Shqipëria do të ishte kokëulur në rast se Komisioni Evropian do të kishte rezerva. Ne do të bëjmë gjithçka të marrim vendimin pozitiv mundësisht në qershor por brenda këtij viti, tha Rama.


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet faza e parë e Paqes Fiskale, 62 aplikime dhe 19 marrëveshje të përfunduara

17:58 / July 12, 2026

Aksident i frikshëm pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset

17:22 / July 12, 2026

OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në 2050

15:40 / July 12, 2026

U pretendua se ishte Mojtaba, zbulohet identiteti i burrit me maskë në funeralin e Ali Khameneit

15:19 / July 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.