Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Ulet çmimi i naftës, që prej fillimit të dhjetorit çmimi bie me 10 lek

15:43 / December 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aa53b71ee22743deb4dd17b98551bb5e
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mesatarja e uljes së çmimit të naftës gjate dy javëve të fundit është nga 9 ne 10 lek në vendin tone. Kjo është hera e parë që çmimet e karburanteve kanë tendencë uljeje në vend, që nga muaji maj, kur çmimet u rritën disa herë radhazi.

Në pikat e karburanteve, nafta varion nga 188 lek në 189 lek. Pas datës 7 Qershor 2023, kur përfundoi funksioni i Bordit të Transparencës së Karburanteve, çmimi me pakicë ka lëvizur vetëm në rritje. Kjo rritje nuk justifikohet  nga asnjë prej treguesve të bursës, as nga Çmimi Platz i Mesdheut, as nga vlera e dollarit amerikan.

Në bursat ndërkombëtare çmimi i karburanteve që prej shtatorit ka rënë ndjeshëm, në muajin e 9-të të vitit shënonte 95 dollarë për fuçi, ndërsa aktualisht çmimi shënon 75 dollarë për fuçi.

Sipas parashikimeve ndërkombëtare, edhe në vitin 2024 kërkesa globale për naftë pritet që të jetë e dobët. Administrata e Informacionit të Energjisë së SHBA-së (EIA) uli parashikimin e saj të çmimit për vitin 2024 për naftën bruto Brent (treguesi referencë i naftës europiane) me 10 dollarë për fuçi.

Brent do të luhatet mesatarisht 83 dollarë për fuçi, parashikoi administrata në një raport mujor, kundrejt një vlerësimi të publikuar muajin e kaluar prej 93 dollarë për fuçi.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

BSH: Sektori i turizmit ndikim pozitiv tek punësimi

13:34 / September 25, 2026

Nis raundi i dytë i regjistrimeve në universitetet publike, kandidati i shpallur fitues ka dy ditë kohë për regjistrimin

10:27 / September 25, 2026

Të dielën “Tiranathlon”, rrugët që bllokohen dhe kufizimet në trafik

09:50 / September 25, 2026

Doganat mbledhin 164,9 miliardë lekë në 8 muaj, 6,8 miliardë më shumë se vjet! Karburantet dhe cigaret ndër burimet kryesore të rritjes

13:59 / September 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.