Kamber Hoxha, drejtori i policisë së burgut të Peqinit, në dëshminë e tij, është mësuar sesi Sokol Mjacaj u zhvendos nga 41-bis në godinën B. Mjacaj ka thënë se do të shkonte të merrte një kafe në dhomë dhe ka dalë në ajrosjes më pas për të qëlluar nga dritarja pasi i foli në emër të dëmtuarve i ka qëlluar me armë. Më pas i vendosi pistoletën në qafë punonjësit të policisë dhe hyri në dhomat e takimit të familjarëve mbylli derën me lloz nga brenda dhe kërkonte prokurorin për tu dorëzuar.
Pjesë nga dëshmia
Lexo edhe :
Related Posts
Më datë 15.12.2023 rreth orës 13;52 minuta kam qënë në ambjentet e zyrës, ku kam dëgjuar në radio dhënse marrrëse se diçka po ndodhte në gosdinën B, ambjentet e ajërrosjes. Ka folur në radio se cfarë problemi ka dhe me raportuan në radio se ka ngjarje dhe duhet ambulanca menjëherë. Në moment ka dalë nga zyra dhe është nisur për në regjim të brendshëm. Aty ka parë se ishin dy të plagosur me armë zjari dhe ishin me gjakë. Hypën të dy të plagosurit në ambulancë dhe i nisën për në spitalin e Peqinit për ndihmë mjekësore. Pas kësaj u futa në ambjetet e brendshme midis dy godinave të akomodimit të dënuarve dhe ka shkuar tek vendi ku ishte i vendosur i burgosuri Sokol Mjaca.
Objekti ishte ku bëhen takimet e familjarëve dhe kishte mbyllur derrën nga brenda dhe po qëndronte aty. Mësova nga punonjësit e policisë të planizuar në ajirosje dhe takimet me familjarët se i dënuari Sokol Mjaca, ishte tek dhoma e takimeve dhe kishte armë me vete. Afrohem tek dera dhe i burgosuri me tha që dua prokurorin se do ta dorëzoj armën. Në keto momente, i thashe nje policit që të njoftonte oficerin e informacionit që të më sjelli telefonin brenda.
Në orën 14:01 telefonova Drejtorin e Përgjithshëm, i cilit i raportova që kemi nje ngjarje, plagosje me armë të dy bashkëvujtësve të dënimit dhe pistoletën e ka me vete. Pastaj kam qëndruar mbrapa derës, kurse Sokoli qëndronte nga brenda derës.
E vetmja kërkesë që kishte, ishte që kërkonte prokurorin. Thoshte që nëse vjen prokurori do të dorëzoj armën dhe do ti tregoj të gjitha. Pas shumë negociatash bashkë me drejtorin e përgjithshëm shkuam, i dhamë një palë pranga, me të cilat u prangos vetë dhe e la armën në tokë sic i thamë neve. Hapi derën dhe e shoqëruam me sherbimet e policisë.
…..
Për shkak se do të hapej 41-Biz, duhet të boshatisej sektorët ku ishin të akomoduar rreth 20 të burgosur, të cilët brenda ditës janë sistemuar nëpër sektorë të tjerë dhe janë marë masat për akomodimin e të burgosurit, i cili me urdhër të Ministrit të Drejtësisë do të kalonte në regjimine posacëm (41-Biz). Për këtë arsye e kemi sistemuar në katin e dytë të godinës B. Në fillim të muajit hartohet grafiku nga shefi i regjimit të brendshëm dhe shefi i policisë, për daljen në ajërosje të burgosurve sipas sektorëve dhe miratohet nga drejtori i institucionit. Si në dalje për ajërosje dhe në hyrje për ajërosje bëhet kontroll nga punonjësit e policisë të ngarkuar për këtë detyrë. Unë nuk e kam të qarte se si e ka kryer lëvisjen ky i burgosur.
Nga komunikimet që unë pata me punonjësit e ajrosjes mu tha që Sokoli i kishte kërkuar që të shkonte të merrte kafe në dhomë. Ka shkuar nga ajrosja që gjendet në katin e parë, për në katin e dytë ku ndodhej dhoma e tij, pastaj ka zbritur përsëri poshtë për të dalë për në shëshin e ajrosjes. Dhoma ku janë dy të dëmtuarit është dhoma e parë, majtas në katin e parë, në një distancë rreth 5 metër nga sheshet e ajërimit. Aty nga dritarja pasi i foli në emër të dëmtuarve i ka qëlluar me armë. Pastaj ndërhynë punonjësit e policisë dhe e çuan tek ambientet e takimit. Në këtë kohë Sokoli i vendosi pistoletën në qafë punonjësit të policisë, emrin e të cilit nuk e di. Pas kësaj e futën në dhomat e takimit të familjarëve. Derën ku u fut Sokoli e mbylli me shul hekuri (lloz) nga brenda.