Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vrasja në burg, Muça: S’e kisha firmosur marrjen e detyrës së shefit! Drejtori inspektim pak para ekzekutimit

12:39 / December 19, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
burgu peqin 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për vrasjen e Arben Lleshit në burgun e Peqinit, Qani Muça në dëshminë e tij ka deklaruar se nuk e kishte firmosur ende marrjen e detyrës si shefi i policisë së burgut. Ai thotë se prej tetorit 2022 ka mbajtur detyrën e Specialistit të Regjimit të Posaçëm “41Bis”, por drejtori i Përgjithshëm të Burgjeve, Admir Abria, kishte urdhëruar emërimin e tij si shefi i Policisë së Burgut.

Qani Muça ka deklaruar se ditën kur ka ndodhur vrasja, 15 dhjetor, ka qenë për inspektim në burgun e sigurisë së lartë edhe Drejtori i Policisë së Burgjeve, Paulin Rajta, të cilit po ashtu i ka thënë se nuk është në gjendje të kryejë detyrën si shef i policisë së burgut.

Lexo edhe :

Related Posts

  • 1702978398 finalprojekt.00320206.Still115 fHwL qbxN transformed
    Drejtori i burgut të Peqinit: Mund të ketë pasur shkelje në kontrollet fizike. Mjacaj i tha gardianit se...
  • 900 0 1702973628xpolicia gjykata elbasan 442
    Masa e sigurisë për Sokol Mjacajn, "blindohet" Gjykata e Elbasanit. Vrau Lleshin brenda në burg
  • 1702978398 finalprojekt.00320206.Still115 fHwL qbxN transformed
    Mjacaj brenda kafazit në gjykatë, i rrethuar nga efektivë policie
  • Sokol Mjacaj Arben Lleshi Indrit Shaqja11
    Vrasja e Lleshit, zbulohet skandali në burgun e Peqinit. Kush e ndihmoi Sokolin? 12 zyrtarët dalin sot para gjykatës
  • Screenshot 2023 12 19 101537
    Vrau Lleshin në burg, Sokol Mjaçaj mbërrin në Gjykatën e Elbasanit nën masa të forta sigurie

“Theksoj se gjatë ditës së djeshme në këtë institucion ka ardhur për inspektim Drejtori i Policisë së Burgjeve Drejtues i Lartë Paulin Rajta, të cilit i ka shprehur të njëjtin qëndrim se nuk është dakord dhe nuk mund të marr përsipër kryerjen e detyrës së Shefit të Policisë. Nga ana e tij, m’u kërkua që të vazhdoj me aq sa mundet ta mbuloj këtë detyrë, krahas detyrës time funksionale, derisa ta diskutonte këtë problem me Drejtorin e Përgjithshëm dhe do të më kthente përgjigje. Ditën e sotme ka vazhduar kryerjen e detyrës time funksionale si Specialist i Regjimit të Posaçëm dhe Paraburgimit. Në bazë të rregullores së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, marrja dhe dorëzimi i detyrës së Shefit të Policisë së Intitucionit, bëhet me Komision, brenda një afati deri në 5 (pesë) ditë, ku në procesverbalin për marrjen dhe dorëzimin e detyrës funksionale firmosin personi që dorëzon detyrën e Shefit të Policisë dhe personi që merr këtë detyrë. Përpara se të firmoset procesverbali, bëhet marrja në dorëzim e dokumentacionit që ka patur në administrim Shefi i Policisë që dorëzon detyrën. Këtë procesverbal unë nuk e kam firmosur ende, pasi nuk kam marrë në dorëzim detyrën e Shefit të Policisë”, ka dëshmuar Qani Muça.

Burg
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Plagosje me armë zjarri dhe shpërthim me eksploziv brenda pak orësh në Tiranë

10:04 / October 28, 2026

Vodhi kasafortën 400-kilogramëshe me bizhuteri, “skifteri” shqiptar: Isha i droguar

21:19 / October 27, 2026

Detaje nga plagosja në Shkodër/ Këngëtari u qëllua teksa po pinte kafe, u dërgua me urgjencë në spital

12:25 / October 27, 2026

Artan Hoxha: U tentuan trazira në burgje gjatë këtyre ditëve, ja si u izoluan

22:21 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.