Doktoresha Oltiana Petri, mikrobiologe, ka ngritur edhe një shqetësim për të cilën njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm. Gjatë programit, ajo shprehet se në industrinë e gjedhëve dhe shpendëve përdoren antibiotikë me lopatë, të cilat ndikojnë keq në organizmin tonë.
“Ne mendojmë që jemi të rinj dhe nuk kemi marrë ndonjëherë antibiotik dhe pse të kemi rezistenca. E para, duhet të kuptojmë që rezistenca mikrobike është e bakterit, pra nuk është e njeriut. Ne ekspozohemi dhe marrim këtë bakter i cili është rezistent ndaj antibiotikëve. E dyta dhe shumë e rëndësishme, e theksuar sot nga OBSH-ja që quhet “One Health”, një shëndet i përbashkët me kafshët tek njeriu. Pasi, në industrinë e shpendëve të gjedhëve për parandalim, diku-diku dhe për eliminim të florës bakteriale normale, për të shëndoshur më shumë shpendët, përdoret antibiotik që hidhet me lopatë. Me statistika, konsumimi në kile i antibiotikëve, sot shkon shumë më tepër në industrinë e gjedhëve dhe të shpendëve sesa tek përdorimi human. E para ne kemi nëpër ushqimet që hamë, pulat dhe jo vetëm, mbetje antibiotikësh që merren tek ne dhe ato veprojnë deri diku që e frenojnë bakterin, por nuk e shkatërrojnë, që i japin mundësi për formimin e rezistencave mikrobike. E dyta, bakteret që ne marrim, edhe të eksportuara nga kafshët, janë rezistencë ndaj antibiotikëve. Në fakt bota e ka dhe kontrollon edhe mbetjet e antibiotikëve tek ushqimet që ne hamë, por tek ne bëhen diku-diku në studime dhe nuk është futur në protokoll që ushqimet të kontrollohen për mbetjet e antibiotikëve, të cilat janë të rrezikshëm dhe që ne ekspozohemi”, tha Oltiana Petri.
