Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Shqipëria refuzoi Britaninë, por jo Italinë”, Telegraph: Si u arrit marrëveshja e stilit “Ruanda” për emigrantët

18:08 / December 19, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7340
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Britania “u zbraps” nga Italia në përpjekjet për të negociuar një marrëveshje për migrantët me Shqipërinë, si në stilin e Ruandës.

Në fillim të këtij viti, ministrat ringjallën idenë e një marrëveshjeje me Shqipërinë, sipas së cilës ajo do të pranonte emigrantët nga Britania e Madhe që kërkesat e tyre për azil të shqyrtoheshin në shtetin ballkanik, shkruan Telegraph, në një artikull për këtë çështje. Por, sipas burimeve të medias prestigjoze, kjo ide u ftoh pas diskutimeve mes “Foreign Office” dhe ambasadës britanike në Tiranë.

Lexo edhe :

Related Posts

  • 672 380 1702214315xrama meloni refugjatet 883
    Presidenti italian dërgon në Parlament paktin Meloni-Rama

Megjithatë, kjo marrëveshje u zbeh kur Roma zbuloi marrëveshjen e saj me Shqipërinë për të strehuar azilkërkuesit që mbërrijnë në brigjet e Mesdheut të Italisë, teksa Italia shqyrton procedurat për azil.

Sipas një burimi të Telegraph, vetë Foreign Office u befasua pas këtij lajmi, edhe pse dihet që Italia ka një marrëdhënie të jashtëzakonshme me Shqipërinë.

Një tjetër burim zbuloi se mes Shqipërisë dhe Britanisë ishte diskutuar një marrëveshje për përpunimin e migrantëve në det të hapur, por që nuk vazhdoi më tej.

Sipas Telegraph, Britania zhvilloi bisedime me Shqipërinë në vitin 2021 për migrantët në det të hapur, por ato u rrëzuan pasi raporti u propozua në Mbretërinë e Bashkuar. Ambasadori Qirjako Qirko tha se nuk do të pranonte kurrë hapjen e qendrave të tilla të përpunimit për emigrantët e paligjshëm, sipas Telegraph.

Ndërsa në nëntor të këtij viti, kryeministrja italiane Giorgia Meloni njoftoi marrëveshjen për ndërtimin e qendrave të paraburgimit në Shqipëri.

Në takimet trepalëshe me Melonin dhe Sunakun në fundjavë, Rama tha se disa vende të tjera evropiane kishin kërkuar një marrëveshje të ngjashme, por “ne thamë jo”, raporton britanikja, që citon më tej kryeministrin shqiptar se “Italia ishte një rast i veçantë për shkak të lidhjeve të ngushta historike dhe kulturore midis dy vendeve”.

Përpjekjet e Britanisë për të larguar fluturimet e dëbimit në Ruandë kanë nisur nga qershori i vitit 2022. Qeveria ka marrë në konsideratë dhe ka refuzuar territoret e Mbretërisë së Bashkuar si Ishujt Falkland dhe Ishulli Ascension, por kuptohet se ka zhvilluar bisedime me vende të tjera afrikane për mundësinë e marrëveshjeve të stilit të Ruandës, shkruan më tej Telegraph.

Sekretari i Brendshëm, James Cleverly, u tha deputetëve në fund të nëntorit se më shumë vende ishin rreshtuar për të ndjekur Ruandën në marrjen e azilkërkuesve nga Mbretëria e Bashkuar, nëse skema mund të funksionojë. Një tjetër deputet, tha se nëse skema e Ruandës nuk funksionon, mund të ketë vende të tjera kandidate për këtë marrëveshje.

Policia tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026

Rregulla të reja për tarifat e këmbimit valutor, BSH rrit transparencën edhe për transfertat online

18:42 / September 5, 2026

Florjan Binaj zbulon qëndrimin për zgjedhjet: “Me ose pa mbështetjen e opozitës, do të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës”

18:21 / September 5, 2026

Rama në Cernobbio: “Integrimi gradual është mënyra e vetme për të na futur brenda në BE”

18:16 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.