Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas arrestimit të një personi që u kap duke shkarkuar inerte në shtratin e lumit Erzen. Përmes një postimi në Facebook, Balla shprehet se hedhja e inerteve në brigjet e lumenjve apo në vende të tjera të palejuara do të marrë fund.
“Policia e Shtetit dhe IKMT po rrisin çdo ditë vigjilencën dhe do të çojnë para ligjit këdo që kryen krime mjedisore. Historia e hedhjes së mbetjeve/inerteve në brigjet e lumenjve apo në vende të tjera të palejuara do të marrë fund! Përgëzoj Policinë e Shtetit Tiranë për goditjen e një krimi të rëndë mjedisor në lumin Erzen”, shkruan Balla.
