Në një konferencë me gazetarët, Sali Berisha tha se protesta e ditës së nesërme do të varet prej rrethanave, vetëm një pjesë e atyre që do të duan, do të mund të jenë prezentë.
“Duhet të kuptohet kompleksiteti i rrethanave. Vetëm një pjesë e atyre që duan të protestojnë u lejon që të vijnë në protestë. Për ne e rëndësishme është që nisin tani, për të mos i ndalur më deri në ditën e fitores”.
Lexo edhe :
Related Posts
I pyetur nëse do të jetë mes qytetarëve për të protestuar apo në Kuvend ku do të votohet për “fatin” e imunitetit të tij, Berisha u shpreh: “Atë ditë do të jem kudo, në sallë, jashtë salle, te qytetarët dhe kudo”. Protesta, sipas tij, nuk është kundër SPAK, por në mbrojtje të interesit publik.
“Është gjëja më normale. Ne po denoncomojme me dokumente zyrtare. Tani është koha të veprojmë”. Se kur do të mbahet protesta para ambienteve të Strukturës së Posaçme, kreu i Rithemelimit nuk dha detaje.



