Lajmi i bujshëm se mbretëresha e Spanjës, Letizia ka pasur një lidhje sekrete me kunatin, ish-burrin e motrës së saj, Jaime del Burg, ka shkaktuar kaos të plotë. Historia ka tronditur popullin spanjoll, që kërkon tashmë teste të ADN-së për vajzat e çiftit mbretëror, njëra prej të cilave është edhe trashëgimtarja e fronit.
Sipas shtypit spanjoll, njerëzit kërkojnë të dinë nëse Princesha Lenore, e cila është trashëgimtarja e radhës e fronit, ashtu si edhe princesha Sofia, janë apo jo vajzat e mbretit Felipe. Në të njëjtën kohë, pallati nuk ka reaguar apo prononcuar në lidhje me skandalin e krijuar.
Pavarësisht thashethemeve, pretendimet e ish-kunatit të Letitias janë pritur me skepticizëm nga shtypi spanjoll, pasi 53-vjeçari që jeton në Zvicër në të kaluarën ka kërcënuar të zbulojë sekretet e supozuara të familjes mbretërore të Spanjës.
