Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nga fotografët te arkitektët, 169 profesionet e lira që do të paguajnë tatimin deri në 23% pas 1 janarit

17:22 / December 22, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
noter
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duke nisur nga 1 janari i vitit që vjen të gjithë personat tregtarë apo të vetëpunësuar, nuk do të trajtohen më si biznes i vogël me 0% interes.

Me ndryshimet e reja ligjore është vendosur që ata që sigurojnë të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë do të tatohen me 15% ndërsa ata që kanë të ardhura mbi 14 milionë lekë do të tatohen me 23%.

Në listën për ndryshimet e reja tatimore futen 26 lloje aktivitetesh të ndara në 169 profesione.

Në këtë listë futet fotografi, videograf, prodhues të programeve, regjistrues të audiove për muzikë, aktivitete të IT, siguruesit, financier, ndërmjetësues financiar, prodhues filmash, vlerësuesit e pasurive të paluajtshme, juriste, avokatë, kontabiliste, arkitekt, agjenci që merren me sondazhe, me reklama, shërbimet veteriner, shërbimet e dhënies me qira të makinave, dheniet me qira të sendeve të tjera, agjencitë e punësimit, agjencitë e udhëtimit, sigurimi i burimeve njerëzore operatorë turistikë, administrim zyrash, call center, organizator eventesh, konferencash, arsimtarë, mjekë, dentistë, mjek të specializuar, qendra të kujdesit shëndetësor për të moshuarit, qendrat e kujdesit për të prapambetur mendor, infermier, aktivitetet sportive, krijuese, shplodhëse, aktivitetet e argëtimit.

Ndërkohë deklarimi i të ardhurave nga ana e subvjekteve do të bëhet me formularët ekzistues pasi formularët e rinj nuk janë akoma gati.

Në komisionet parlamentare gjatë diskutimit të buxhetit 2024, Ministri i Financave Ervin Mete, tha se pjesë e taksimit do të bëhen rreth 30 mijë profesionistë të lirë, dhe efekti pozitiv në buxhetin e shtetit për vitin që vjen përllogaritet 30 milionë euro.

Futja në sistemin e taksimit e kësaj kategorie sipas Ministrisë së Financave është bërë për shkak se shumë profesionistë të lirë, ofronin shërbimin e tyre për kompani të ndryshme ndërkohë që nuk paguanin tatim për shkak se janë të regjistruar si persona fizik.

Ndërsa për ekspertët tatimi në mënyrë progresive i profesioneve të lira, krijon premisa për korrupsion, shkaktohen diferencime dhe diskriminim midis biznesit që deri në 14 milionë lekë nuk paguan tatim kundrejt një profesionisti.

Ligjin për tatimin mbi të ardhurat që mori vulën e Kuvendit në mars të 2023-shit, për herë të parë bën pjesë të skemës të re të taksimit, edhe personat që përdorin platformat elektronike si Tik-Tok, Instagram, You Tube, Google dhe që marrin fitime prej tyre. Ata do të tatohen 15%.

E njëjta taksë, 15%, është edhe për personat që japin banesa me shërbimin Airbnb dhe Booking. Pra thënë më thjesht, një qytetar që ka nxjerrë në booking, marrim shembull, një dhomë pushimi, në fund të vitit, do paguajë taksë 15% mbi fitimin vjetor.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kontrolle në det gjatë sezonit turistik, Policia Kufitare e Sarandës gjobit 20 mjete lundruese për shkelje të rregullave

14:52 / July 29, 2026

Qeveria ndryshon rregullat në rrugë: Rishikohen kufijtë e shpejtësisë, monitorim me kamera inteligjente në akset kombëtare

14:44 / July 29, 2026

Gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, ish-presidenti: Hetimi ndaj meje është i qëllimshëm, kërkoj dëshmitarë për të zbardhur të vërtetën

14:26 / July 29, 2026

Rama intervistë për “Channel 4”: Projekti në Zvërnec do ta rigjenerojë zonën, protestat na shërbejnë për reflektim

13:45 / July 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.