Pas përfundimit të eksperiencës së tij në “Big Brother VIP” ku arriti të shkojë në finale dhe të përballet “kokë më kokë” me Luizin, Krist Aliaj nuk i ka munguar ndjekësve të tij pasi menjëherë u shfaq me një projekt të ri televiziv. “She’s On Top” një spektakël i cili sapo ka përfunduar dhe Kristi ishte pjesë e jurisë profesioniste që gjykonte vajzat.
Ditën e sotme Kristi ka folur rreth spektaklit më të njohur të kërcimit, “Dancing With the Stars” meqë jemi dhe kaq pranë finales. Kristi ka dhënë një mendim për pjesëtarët e jurisë dhe i ka habitur të gjithë.
Kristi: Olta kunjën e ka shumë të fortë vetëm atë përdor si imazh mediatik, kurse nga Iliri prisja një gjë më teknike, e ka bërë shumë pak është sfumuar në kunja, Valbona ka një ide shumë të vjetëruar prej skene të viteve 2000, në këtë rast nuk e di çfarë shton si juriste aty…
Erjona: Po nënkupton që si është si nuk është nuk ka diferencë?
Kristi: Jo nuk ka, nuk është se shton asgjë unike përvec prezencës femërore…
Krist Aliaj folur rreth ekspozitës së tij të parë në hapësirat e galerisë “GurGur” në Petrelë. Ekspozita, e cila quhet “OVERLORDS”, mbi transformimin e trupit të njeriut, është kuruar nga Harabel dhe veprat e tij të realizuara para dhe pas pjesëmarrjes së tij në “BBV2” mund të shihen dhe të blihen nga kushdo.