Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Më sollën foton e tij të vrarë”- Nga ekzekutimi i Ergys Dashit, mesazhi i fundit dhe mohimi i atësisë së djalit, rrëfehet Xhoana: S’e dija që merrej me…

09:16 / December 23, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7436
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Xhoana Kurti ka rrëfyer momentin e vështirë kur partneri i saj, Ergys Dashi u vra në Ekuador me 20 plumba mbrëmjen e 23 Janarit të vitit 2022.

Xhoana Kurti, e cila ishte 9 muajshe shtatzënë në pritje të djalit të tij, rrëfeu se atë natë i dërguan në telefon një foto të tij ku shihej i shtrirë në tokë i pajetë.

Ajo ka treguar se kanë jetuar së bashku në Ekuador, por vetë ishte kthyer në Shqipëri.

“Ishte ora 2 e natës, po e merrja në telefon. Ndërkohë më merr edhe një shok i tij që më thotë ‘Thuaji të më hapë telefonin, se kam një punë’. Thjesht më vjen një foto nga një numër që se njihja fare dhe më pyet a është Ergysi. Kalova në shok. Më kanë sjellë foton e tij të vrarë në tokë. Ai ishte i shtrirë në tokë, mbaj mend shumë pak nga ajo ditë.

Kam bërtitur shumë ‘Kanë vrarë Ergysin’ se isha me një shoqe. Po merrja në telefon njerëzit atje për t’i pyesur a ishte e vërtetë, se kam jetuar në Ekuador me Ergysin. Po shpresoja të ishte gjallë, pasi ishte me kurriz. Kur më konfirmuar vdekjen thjesht jam mpirë, nuk mbaj më mend asgjë”, tha ajo e ftuar në “Glamour Zone”.

Xhoana Kurti tregoi se nuk e dinte që Ergys Dashi merrej me drogë, por vetëm që kishte një kompani bananesh.

“Atë ditë nuk isha mirë, isha në ankth. I thashë “Mos dil nga shtëpia”. E dija që ishte përfshirë në probleme, por nuk e dija që ishte aq madhore. Më mbante larg punëve që ai merrej, madje e dija që thjesht kishte kompani bananesh. Më tha që ‘më pëlqen të jetoj këtu, se kam pasur problemet e mia në Shqipëri’. Kaq dija unë nga ai”, thotë Xhoana Kurti.

IMG 7437

Ajo rrëfeu se në mesazhin e fundit që shkëmbyen bashkë, i kërkoi Ergysit që të kthehej në Shqipëri, por ai i kishte thënë që të bëhej e fortë dhe se do i kalonte të gjitha.

Pas vdekjes së tij, Xhoana tregoi se familja dhe shoqëria e tij mohuan se djali që ajo priste ishte i Ergysit dhe sipas sij gjithçka u bë për pjesë pasurie.

“Në mesazhin e fundit i thashë jam shumë e mërzitur, nuk mundem më, hajde për Shqipëri. Më tha “mos u mërzit o jetë se do i kalosh të gjitha sprovat në jetë, je shumë e fortë.  

Në fillim kisha vështirësi, nuk kam pasur asnjë afër. Kisha shumë veta kundër, isha thjesht një fëmijë, 21-vjece shtatzënë. Filluan të mohonin fëmijën, ‘jo nuk është i tij’. E gjitha u bë për pjesë pasurie. Unë hoqa dorë ‘i thashë kam qenë e lidhur me personin në fjalë, jo me pasurinë. Thjesht më lini rehat’. Kam pasur shumë fjalë, jo ku del ajo, ja po del. Familja dhe shoqëria e tij”,  shtoi ajo.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.