Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sali Berisha: Nuk na mbështesin të huajt, por me veprimet e fundit kemi ngritur peshë mediat e botës

11:57 / December 23, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 1703328691xberisha 818
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha e ka pranuar gjatë një takimi me disa gra demokrate, se ai nuk ka mbështetje ndërkombëtare.

Por thotë se me veprimet e tij, ka ngritur peshë mediat e botës.

Lexo edhe :

Related Posts

  • Berisha Rama Basha 1
    Takimi pa media, Berisha zbulon prapaskenat: Lulzim Basha do ishte në aleancë me PS-në

“Çfarë na duhet ne kjo analizë? E para, trashëgimia na duhet se është frymëzim dhe do mbetet frymëzim përjetë. E dyta, na duhet se si njerëz të qytetëruar, njeriu i qytetëruar njeh përgjegjësitë për atë që ka ndodhur dhe atë që do ndodhë. Pra, na duhet për të nxjerrë përgjegjësitë tona dhe për të marrë vendime të drejta, për t’u shndërruar në luftëtarë të vërtetë lirie, në luftëtarë të fuqishëm të të vërtetës.

Sot, ne jemi në një situatë të vështirë.

Ku qëndron potenciali dhe fuqia jonë? Unë e di se ka shumë demokratë që mendojnë, po ja të huajt, ja të huajt. Ne nuk jemi republika e të huajve, ne jemi republika e Shqipërisë me partnerë në mbarë botën njerëzit e lirisë.

Në vitin 1990, absolutisht ne kishim ato ditë vetëm veten tonë. Kjo është e vërteta.

Pse po e them këtë? Po e them këtë se është naive, është e pafalshme të pretendosh për mbështetje kur nuk ke zë.

Edhe Bibla, edhe Kurani e thotë, Zoti e ka thënë, ndihmo veten që të të ndihmoj.

A është e vërtetë që nuk kemi mbështetje? Absolutisht nuk është e vërtetë. Sepse sapo filluam të ndihmojmë veten, zëri ynë ushtoi në gjithë botën.

Mos e identifikoni botën e lirë me një diplomat, me një ministër. Asnjëherë. Është krejt tjetër, është një univers lirie.

Por askush nuk duhet të presë se do vijë dikush të votojë për ne, do vijë dikush të luftojë me bandat për ne, se do vijë dikush të marrë pjesë në demonstrata.

Albana ishte në një seri takimesh. Cili ishte mesazhi? Ne rolin e opozitës nuk mund ta bëjmë.

Ama një mosbindje civile dymujore e deputetëve në parlament, çoi peshë mediat e botës. Mediat janë një pushtet moral shumë i rëndësishëm. E vërteta është se jo vetëm mediat, por edhe një seri institucionesh të rëndësishme. Dhe BE i mbylli derën, nuk ka negociata i tha.

U ndala në këtë pikë, sepse ky diskutim nuk shërben, përkundrazi është largim nga e vërteta. Ne nuk kemi armë tjetër përveç të vërtetës.

Ju jeni dëshmitarë, çdo ditë e ndjeni se çfarë frike ka mbjellë Edi Rama.

Dikush duhet ta vrasë frikën. Po nuk vramë frikën, po nuk nxorëm shqiptarët nga mbretëria e frikës ku janë zhytur, diktaturat këtë kanë, diktaturat kanë armën më të fuqishme frikën.

Së dyti, do dëgjoni rëndom, e mo ça diktature është kjo? Jo mo jo, diktaturë është kjo. Sepse diktaturat komuniste, përveç Koresë së Veriut, nuk ekzistojnë. Edhe atje ka filluar të modifikohet. Kurse diktaturat me ekonomi tregu janë shumica e diktaturave që janë sot në botë. Shqipëria rreshtohet sot me to”, tha Berisha.

Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përfundojnë rregullat e fleksibilitetit për kontrollet e hyrje-daljeve në BE, priten radhë të reja në kufi, linjat ajrore bëjnë paralajmërimin

15:04 / September 6, 2026

Tragjedi në Kepin e Gjelbër, autobusi me studentë bie nga 30 metra! Të paktën 21 viktima

13:38 / September 6, 2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në 3 qarqe/ Fokusi te parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe siguria në shkolla

13:00 / September 6, 2026

Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, arrestohen të gjithë të dyshuarit! Në pranga edhe një emër i njohur i qytetit

12:40 / September 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.